Ballina Kryesore “Shkodra nuk gabon, ndergjegjia e saj është aleati yt”. Gjekmarkaj mbështet Xhemal...

“Shkodra nuk gabon, ndergjegjia e saj është aleati yt”. Gjekmarkaj mbështet Xhemal Bushatin

Me Xhemal Bushatin , kantidatin e PD për qytetin e Shkodres!

 

Metropoli i veriut , qyteti simbol i virtyteve më të mira kombetare e intelektuale, qyteti i rezistences antikomuniste dhe i lirisë, qyteti i së djathtes , qyteti i harmonisë fetare i kesaj vlere themelore të kombit tonë , qyteti i shijeve dhe lidhjeve me boten perendimore, gjen perfaqesimin më dinjitoz tek Xhemal Bushati , pinjolli i dënjë i deres së fisme të Bushatlive ! At Zef Pllumi një nga personalitet e medha të kultures e klerit katolik per fatin tim të madh edhe kusheri i imi tek libri i tij mbreslenes ” Frati i Pashallarve Bushatli” shkruan “Tue kqyrë sot qytetin tonë, mbes i çuditun e më vjen me u thanë me të madhe: Shkodër, ku i ke burrat e tu? Ku i ke ato që dikur të banë të përmendun në të gjithë botën? Ku është Mehmet Pashë Plaku, themeluesi i vërtetë i famës së këtij qyteti? Ku është i biri Kara Mahmut Pashës, “Asllani i Shkodrës…unë këtu propozoj t’u naltohet nga një përmendore në kala, njani te Kalaja e Shkodrës e tjetri në Parrucë” ! Vizionet e  Fratit të kujtimeve ngjizen tek historia, tek rrenjet! Thirrja e tij revokon kujtimin e Bushatlive të dikurshem. Si shume here historia e Shqiperisë dhe e Shkodres ka trokitur në deren e Bushatlive të cilet shpesh kanë paguar çmim tragjik në emer të tyre. Në keto kohë të pazakonta Partia Demokratike i ofron Bashkisë së Shkodres një personalitet qytetar, një  qendrestar i PD në çdo stinë, i cili vetem ka dhënë pa kerkuar asgjë në kembim, një profesionist ekonomist të zotin dhe të perkushtur për komunitetin! Xhemal Bushati është një biografi njerzore mbrslenëse i cili më dashuri e pasion po i perkushtohet qytetit të Shkodres për ty sherbyer të gjithëve pa asnjë dallim partiak !

 

Të dashur miq shkodranë  çdo votë per Xhemal Bushatin është një votë per një jetë me cilesore në qytet e fshtatrat perreth, një votë për menaxhim të ndershem e projekte zhvillimi, një votë për të respektuar historinë  e traditen por shumë më teper të ardhmen, ndryshimin , atë që Zoja Shkoder e meriton si askush tjeter! Suksese i dashur mik Xhemal Bushati në rrugen e fisme që ke nisur ! Shkodra nuk gabon !! Ndergjegjia e saj është aleati yt !!

Agron Gjekmarkaj

Exit mobile version