Ballina Kryesore “Kemi dy administrata”- Grida Duma: Shtetit shqiptar i ka kushtuar dyfish kostoja...

“Kemi dy administrata”- Grida Duma: Shtetit shqiptar i ka kushtuar dyfish kostoja e dëmit

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Grida Duma ngriti shqetësimin e adminisratës publike. Duma u shpreh  se kostoja e dëmit për shtetin shqiptar ka qenë dyfish, pasi kemi një administratë që punon dhe një tjetër, e cila merr para nga gjykata, pasi ka fituar përballë shtetit. Në lidhje me grupin negociator, Duma u shpreh se duhet të jetë i qëndrueshëm dhe me një status të vençantë.

”Ju thoni që grupi negociator u shtua me drejtorin e administratës publike. Ju keni një raport të KLSH që kërkon transparencë për fondet.

Kemi folur për autonomi të pushteti lokal. E preku zonja Çupi çështjen e administratës publike tha se kjo është kosto e çështjes së pagave, por po të flasim për koston e dëmit të heqjes nga puna dhe fitimit të çështjeve nëpër gjykata i ka kushtuar dy fish shtetit shqiptar. Kemi një administratë që merr para nga gjykata dhe një administratë që punon. I ka kushtuar dyfish.

Grupi negociator duhet të jetë i qëndrueshme. Një nga problemet e medhaja që kemi  ne me axhenden integruese është qëndrueshmëria. Grupi negociator duhet të ketë status të veçante financiar dhe kontraktual të gjatë që ne mos na ikin kapacitetet. Duhet menduar një pakete tjetër dhe nuk duhet të jetë me profesionistë të lartë dhe jo me statuse administrate.

Ana tjetër që më shqetëson është trajnimi për përthithje fondesh. Trajnimi për përthithje fondesh në nivel ministrie është më pak i rëndësishëm sesa trajnimi për thithjen e fondeve në pushtetin lokal. Është zero pushteti lokal. Nuk kanë asnjë kapacitet të bëjnë mbledhje fondesh nga BE. Jemi të fundit në rajon për këtë gjë”, tha Duma.

 

Exit mobile version