Luani është lindur dhe rritur në Dibër, dhe e banon në Peshkopi me gruan dhe djemtë e tij. Ai është i diplomuar ekonomist dhe ka përvojë të gjatë në shërbim të banorëve të Dibrës si drejtor i Auditit në Prefekturën e Dibrës, si Drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe si drejtor i ISKSH. Në këto funskione, Luani ka qenë vazhdimisht në kontakt me banorët e krejt zonës duke ju ofruar atyre ndihmë maksimale. Angazhimi politik në PD Luani e ka nisur që me themelimin e saj si anëtar i thjeshtë e deri në postin e sekretarit të degës. Propozimin nga drejtuesit e degës Dibër për të kandiduar si kryetar bashkie, Luani e konsideron një nder dhe vlerësim për të qenë sërish në shërbim të qytetarëve dibranë. Lidhja e tij me Dibrën është e fortë dhe e pandashme.
Të Fundit
Ja si komplotoi McGonigal kundër Bashës. Datat dhe momentet në AKUZË
Departamenti i Amerikan i Drejtësisë bën me dije se Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për...