Ballina Kryesore Ervin Salianji akuza qeverisë për sigurinë: ‘Qeveria i përgjigjet me tallje ekstreme...

Ervin Salianji akuza qeverisë për sigurinë: ‘Qeveria i përgjigjet me tallje ekstreme që e quajnë Këshillimi Kombëtar’

Nga foltorja e Kuvendit deputeti i PD Ervin Salianji  ngriti shqetësimin për situatën e pasigurisë në të cilin ndodhet vendi. Vrasjet e shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës jashtë kufijve sipas Salianjit vijnë si pasojë e projektit politik të kanabizimit të vendit dhe krijimit të infrastrukturës për trafikimin e drogërave të forta.

“Po ndodhin përditshëm, o tritol o vrasje, o tentativë vrasje, që po krijojnë panik dhe po shkaktojnë një klimë pasigurie në këtë vend. Ashtu sikurse ndodh këtu ndodh dhe në vende të tjera, shqiptarët vriten në Ekuador për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës. Ashtu sikurse raporti amerikan e citon, që Shqipëria është kthyer në një qendër operacionale për trafikun e drogërave të forta.

Krimi në Belgjik. Janë pasojë e një projekti politiktë kësaj maxhorance ku e kanabizoi Shqipërinë dhe lehtësoi infrastrukturën e drogës që po shërben dhe për trafikun e klandestinëve. Në këtë situatë pasigurie, ku dhe aktet që na vijnë japin mundësi për rivlerësimin e pasurisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara për pastrimin e parave.’’

Deputeti i PD Salianji ironizon nismën e qeverisë për Këshillim Kombëtar pasi sipas tij përballë një situatë të tillë kjo nismë është qesharake.

‘’Të gjitha këtyre qeveria i përgjigjet me tallje ekstreme që e quajnë Këshillimi Kombëtar. Do të dal si një autocrat që thotë çfarë do populli bën partia. Vëndet demokratike e kanë zgjidhur për çështje me rëndësi të veçantë, me referendum, të cilën ne ekemi propozuar gjatë fushatës elektorale si nevojë e domosdoshme. Në gjithë këtë situatë shqetësimi më I madh I qeverisë është 1: A janë dakord shqiptarët për legalizimin e kanabisit. A janë dakord shqiptarët që të kenë një amnisti të përgjithshme që pas legalizimit të kanabisit të legalizohen dhe asetet e paligjshme”- tha Salianji.

Duke ironizuar dhe foltoren Salianji u shpreh se qytetarët shqiptarë janë të vendosur për t’u ndarë nga e shkuara, që sipas tij, nis në Kuvend e përfundon në disa ‘foltore’ të tjera,

Exit mobile version