Endri Hasa: Forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve

Anëtari i kryesisë së PD Endri Hasa ka reaguar për shembjen e banesave në lagjen 5 Maji. Hasa shkruan se forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

”Në mungesë të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë njerëzore për qindra familje që prej disa muajsh apelojnë për të gjetur një dakordësi për banesat e tyre, IKMT-ja e qeverisë dhe Policia Bashkiake e Tiranës mësyn në pronat private të banorëve të 5 majit!
Nuk ka fjalë të përshkruash dhunën, terrorin dhe sjelljen çnjerëzore ndaj kryefamiljarëve, nënave dhe fëmijëve. Forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Edi Rama dhe Erion Veliaj mos e harroni paralajmërimin e atij banori që po i prishej banesa: “Nuk do të jeni të përjetshëm në karriget tuaja! Askush nuk do t’i harrojë këto që po bëni! Askush”.

https://fb.watch/aDXOQrDYZ8/