Ballina Kryesore Endri Hasa: Berisha ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë...

Endri Hasa: Berisha ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker

Endri Hasa

Anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike Endri Hasa në një postim në rrjetet sociale shkruan se një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën të ulët nga Non Grata se mbajnë dot peng Partinë Demokratike. Sipas Hasës, Berisha ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker.

Postimi i plotë

Një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën më të ulët nga Non Grata nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike dhe kauzën opozitare.
Ata janë thjeshtë qesharakë. Ata që duan të bëjnë opozitë dhe e duan vërtetë largimin e Ramës, le të bëjnë pritë aktiviteteve të tij.
Por orkestruesi i dhunës nuk do që të sulmojë Edi Ramën sepse nuk i intereson të godasë qeverinë. Sali Berisha ka patur dhe ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker!
Nuk e arriti në 8 Janar dhe nuk do tia dalë t’i marrë peng demokratët!

Ka ardhur koha që tranzicioni të marrë fund, shqiptarët kanë nevojë për liderë dhe qeverisje europiane që punojnë për ta.

Ne kemi zgjedhur të ardhmen✌️🇦🇱

https://www.facebook.com/100045446135559/posts/502098227981711/?d=n

Exit mobile version