VIDEO/Partia Demokratike reagon ndaj Berishës: PD nuk do të jetë kurrë as strehë as avokate e të korruptuarve

“I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcenuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. Për interesin e tij Berisha dhunoi shtepinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre pesonale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan.”

 

https://fb.watch/aBDEsEm-vT/