Basha: Vajzat dhe djemtë e FRPD janë zemra e misionit tonë për të sjellë ndryshimin që duan të gjithë shqiptarë.

Unë e di që Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka një histori të gjatë, me shumë kapituj të lavdishëm përballjeje me të keqen, përballje me diktaturën, përballje me regjimet. Por ka dhe kapituj jo fortë të lavdishëm, të mbylljes, të tkurrjes, të krijimit brenda vetes të një sistemi jo të vlerave, po prapë të patronazhit. Ku nuk ecje përpara për atë që përfaqësoje, që ishe gati të jepje, po se kë njihje e se besniku i kujt ishe. E pra, që t’i japim fund tranzicionit, duhet në radhë të parë ju të jepni shembullin. Ju duhet të jepni atë shembull, që t’iu ndjekin prindërit tuaj, sepse ju keni avantazhin keni mendësinë e re dhe pastaj do t’iu ndjekin prindërit do t’iu ndjek e gjithë Shqipëria. Të jepni shembullin, duke filluar me mënyrën se silleni ndaj politikës, kurrë mos jeni besnik të një njeriu, të një politikani. Kurrë mos jeni skllevër të një njeriu të kultit të individit, mos jeni shërbëtor të askujt, jeni shërbëtor të vetes tuaj, të familjeve tuaja dhe të Shqipërisë dhe ky mendoj se është një hap dhe final drejt fundit të tranzicionit. Dhe që të ndodh kjo, duhet ta thoni mendimin tuaj siç ju vjen, pa filtra, mos kini frikë se gaboni. Gaboni ku nuk flisni, gaboni ku nuk veproni, gaboni ku nuk bashkoheni, po kurr nuk gaboni kur veproni. Siç vepruat para dy vitesh, para tre vitesh me protestat e studentëve. E shkundët Shqipërinë, e shkundët klasën politike, i shkundët dinozaurët e tranzicionit, i treguat që ky vend ka një shpresë dhe shpresa e ka emrin rini. Dhe brenda kësaj, sigurisht detyra ime si kryetar i Partisë Demokratike, është që jo vetëm t’i krijojë hapësirën maksimale rinisë për ndryshim, por të bëjë të mundur që rinia t’i prij ndryshimit.

J’ua kam thënë para 25 prillit dhe në të gjitha takimet që kemi bërë së bashku që nuk kam detyrë më të rëndësishme, nuk konsideroj mision më të rëndësishëm se sa t’i hap rrugën rinisë, sepse duke e parë rininë shqiptare siç e kam parë nga Saranda në Tropojë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Korça në Durrës e di që në momentin që rinia do ta marrë në dorë Shqipërinë do të jetë një Shqipëri tjetër.
Mos harro vajzat e Forumit, mos harro gratë. Edhe momentet e vështira që i kemi kaluar dhe mos harroni në veçanti kontributin e jashtëzakonshëm që jepni bashkë me njëri-tjetrin siç e dhatë në fushatën e kaluar që po të mos ishte për masakrën zgjedhore, nuk do të ishte fitore thjesht e Partisë Demokratike, por do të ishte fitore e rinisë. Kështu do të ishte.

E pra kjo nuk ndodh pa qenë siç jeni në krah të njëri-tjetrit, vajza dhe djem, djem dhe vajza dhe me atë ndjesi përgjegjësie që e the për njëri-tjetrin, të lidhur me njëri-tjetrin në një betejë dhe për një kauzë dhe për një ëndërr që është më e madhe se ëndrra e gjithsecilit prej jush, që është ëndrra e të gjithë shqiptarëve, që është ëndrra e të gjithë prindërve tuaj, që është ëndrra e çdo shqiptari kudo ku është që kështu siç jeni ju sot të jetë Shqipëria nesër.

Kur u thashë demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, siç do të jemi ne sot do të jetë Shqipëria nesër, ëndrra më e bukur e imja është që ne të jemi siç jeni ju, ta kemi shpirtin e pastër, të kemi kurajon tuaj, të jemi të zhveshur nga komplekset, të papërlyer nga vesi, të kemi pra atë pastërti të shpirtit, atë vizion dhe thellësi të mendimit dhe atë kurajo që kishin themeluesit tanë, studentët e dhjetorit 1990. Edhe njëherë dua t’jua them, e di që jo gjithmonë Forumi ka qenë vendi ku mblidhej kushdo që donte të kontribuonte dhe që ajo që fola më parë pas pyetjes së Giselës, patronazhi në kuptimin politik të fjalës ka infektuar, por ky s’është vetëm faji juaj, është edhe faji im, është edhe faji I partisë që nuk mund të jetë indiferentë kur përplasen dëshirat tuaj, ëndrrat tuaja për të kontribuar, gjithsecili aq sa do të kontribojë se kjo është nga ato gjëra në jetë, angazhimi politik, që sa më shumë kontribon dhe aq më pak pengesa shikon në rrugën për të kontribuar, aq më shumë do të kontribuosh. Kur të vihen pengesa pastaj të ikën dëshira. Kur e kupton që ka kulisa, ka intriga, ka grupe që janë larg kërkesave të shqiptarëve ndaj nesh, larg kërkesave të kohësh, shkurajohesh.