Basha: S’lëshojmë pe! Historia më ka vendosur në ballë të kësaj beteje

“Jemi të vendosur që të mos lëshojmë pe dhe të mos pranojmë për asnjë çast që pakica 30 vjeçare e tranzicionit të bëhet e përhershme por që shumica e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim të marrë formë përmes zgjedhjeve të lira. E sot,ja si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruga për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku.

Pse e fortifikuat selinë dhe a dhatë shpjegime për personat e supozuar të armatosur brenda selisë? Si do ta kërkoni votën e demokratëve?

Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra.  Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta.  Është një mision siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historia me  ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. PD ishte e përgatitur për çdo skenar dhe kishim një qëllimi, të shmangnim gjakderdhjen me 8 janar.