Kreu i PD Basha për Berishën: Vija e kuqe është kaluar prej kohësh

“Kërkoj zbardhjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të organizatorëve të dhunës, u them demokratëve që nuk do biem në këtë kurth ku dhe Sali Berisha është kthyer në një aleat të kundërshtarëve të Partisë Demokratike.

Kreu i Pd iu përgjigj dhe akuzave të Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Ramën

“Është një akuzë shtesë nga dhjetëra që janë hedhur. Kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ne po pengohemi të bëjmë punën tonë. Për këdo që do të ketë sytë e hapura e kupton që nga këto mashtrime dëmtohet PD dhe përfiton Rama. Sa më pak të merremi me të shkuarën që përfaqëson Berisha dhe Rama e sa më shumë të merremi me shqiptarët duke thënë se jemi shumica. Ne do të lëmë pas hijet e së shkuarës e do të bëhemi bashkë sepse kemi një vend të mrekullueshëm. Kemi të gjitha mundësitë për të ndërtuar një vend normal. Aktorët e tranzicionit duan ta mbajnë Shqipërinë siç është, kush e do këtë është thërritur në këtë aleancë për të bërë pjesën e vet. Pakica absolute që ka marrë peng Shqipërinë të mos vazhdojë të sundojë dhe shumicës t’i kthehet shpresa. Si mund të ndihem kur do të isha këtu për të shtyrë përpara agjendën e korrupsionit të Ramës apo për të mbrojtur të drejtat tuaja si gazetarë, interesat e qytetarëve. Si mund të ndihesh mirë pasi ke sulmuar atë që quhet shtëpia jote. Unë s’duhet të isha duke harxhuar këto orë. Këto janë një kurth i ngritur në bashkëpunim nga autorët e tranzicionit. Shqiptarët nuk duan të shohin Shqipërinë kështu”.

Kryetari i PD Basha tha më tej se vija e kuqe është kaluar prej kohësh

”Ta bëjmë këtë larg përçarjes dhe gjuhës së urrejtjes. Vija kuqe është kaluar prej kohësh. Instrumenti i vetëm për ndryshim ishte 25 prilli. Ne duam të kthehemi me energjinë tonë në betejën që ka nisur, për të mundësuar një drejtësi që ndëshkon politikanët e korruptuar, e që janë e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve”