‘Përplasje e qartë mes lindjes dhe perëndimit në Shqipëri’, Ervin Salianji: Kam vendosur të jem me të ardhmen e Partisë Demokratike

Deputeti i PD-së Ervin Salianji  u shpreh se është momenti për të vendosur nësë do duam të jemi me të ardhmen apo me të shkuarën, nëse do duhet të shikojmë përpara apo mbrapa, nëse do të jemi përkrahë aleatëve tanë ndërkombëtar dhe sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo në konflikt me ta?

‘’Unë tashmë e kam marr vendimin tim, dhe sot kur ju shohë të gjithë këtu , jam më I bindur se kurrë se kam marrë vendimin e duhur.  Historia e Partisë Demokratike sigurisht që është e rëndësishme, por ajo kurrsesi nuk mund të bëhet pengesë për të ardhmen e  demokratëve dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Në të gjitha partitë politike në vëndet demokratike ky ndërrim brezash politikë bëhet me konsensus. Ku ka politikane të përgjegjshëm, ka vetëdije politike se koha e një epokë ka mbaruar dhe e një epoke të re lind. Për fat të keq, Sali Berisha , nuk sakrifikoi as egon për Partinë Demokratike, por kërkon të sakrifikojë Partinë Demokratike për veten.

Por të jeni të sigurtë se Partia Demorkatike do të ecë përpara më e sigurtë se kurrë, më e bindur se kurrë  Ky Kuvend që po zhvillojmë sot është në interes të saj dhe në interest të Shqipërisë, pasi vetem kjo Parti mund ta zhvillojë Shqipërinë dhe të mendojë për të ardhmen e shqiptarëve. Une jam i bindur që Partia Demorkatike ka të rinj dhe të reja që mund ta marrin në dorë fatin e saj dhe të Shqipërisë. Këtu në kët sallë, ka  më shumicë  intelektual,  ka profesionistë, ka njërëz të përkushtuar që do ti kishte zili cdo parti politike europiane. Madje rinovimi i Partisë sonë është një gjë e domosdoshme për të sjellë atë në pushtet.

Përtej cdo demokrati ne duhet të zgjerojmë mbështetjen tonë në masën e madhe të shqiparëve që mezi pret të largohet kjo qeveri, duke u reformuar Brenda nesh, duke hapur partinë dhe duke ju ofruar shqiptarëve si alternativë profesionistë që Partia Demokratike i ka me shumicë. Jam i bindur se nëse jemi të sigurtë për tu ndara nga e shkuara, për tu ndara nga pjesët tona më të këqija, duke para nga e ardhmja, Partia Demorkatike do të vijë shumë shpejt në pushtet falë guximit dhe përkushtimit tuaj dhe të gjithë demokratëve. Këtë guxim dhe këtë përkushtim une e kam parë duke punuar me ta, sidmos me demokratë te Korcës dhe delegetat e saj që janë sot në Kuvend, të cilëve dua tju dërgojë një përshëndetje të vecante për të gjithë besimin që më kanë dhënë për ti përfaqësuar. ‘’