Ballina Faqja e parë “Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”/Basha: Luftë e pakompromis kundër korrupsionit...

“Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”/Basha: Luftë e pakompromis kundër korrupsionit të qeverisë Rama. Të vendosur ta luftojmë edhe korrupsionin brenda radhëve tona

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar kreu i PD Basha ka theksuar dhe një herë se misioni i tij është lufta kundër korrupsionit, që ashtu si dekriminalizimi – është jetike për Shqipërinë.

”Kjo është beteja jonë parimore, të cilën e kemi imponuar edhe brenda radhëve tonë, duke kërkuar largimin e njerëzve të lidhur me krimin, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin, duke mbajtur një qëndrim moral, në një kontrast të qartë me kundërshtarët tanë, pasi si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.
Ndaj edhe vjimin e betejës për vijmin e këtij misioni, ne kemi kërkuar vetingun e politikanëve, që është një mjet për të pastruar politikën nga korrupsioni – i cili është armiku i mirëqenies së shqiptarëve.”

Kreu i PD Basha theksoi se  në këtë përpjekje për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, monopoleve, krimit të lidhur me politikën, do të mbështesin drejtësinë që ka filluar të jap shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta.

”Ashtu sic do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me luftën e pakompromis kundër korrupsionin galopant të qeverisë Rama, që është sot qeveria me e korruptuar ne Europë.
Dhe për ta ndarë në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të ardhmen nga e shkuara, ne jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin brenda vetes, për të ecur përpara dhe për të sjellë një ndryshim real për shqiptarët.
Fatkeqësisht të gjithë në këtë sallë dhe jashtë saj e dimë se ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!!
Dhe sot dua të deklaroj këtu para jush se për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!!!
Ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Boll më! Ne sot do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë.
Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin JANË thjesht fajtorë, faji i tyre është personal dhe nuk mund të ndahet! Ndërsa ata që i vuajnë pasojat e këtij abuzimi janë vuajtës!”

Exit mobile version