Grida Duma i drejtohet Bashës: Kryetar, je më i pafajshmi midis nesh!

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma, shprehu mbështetjen ndaj kryedemokratit Basha ndërkohë që me tone të ashpra Duma iu drejtua ish-kryeministrit Berisha.

”E kemi mbajtur majë kokës Sali Berishën. Nuk ia kemi borxh të na katandisë në një sekt dumbabist antiamerikan. I ka shumë borxhe demokratëve të thjeshtë që për 30 vjet nuk kanë marrë asgjë nga PD
Dua ta them që mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund ashtu sot. Kushti im për të të mbështetur është të hapësh sytë veshët ndaj gjithë demokratëve, ta lëmë verbërinë 8 vjecare e të shohim nga vetja sepse duhet të jeni ju të na coni në fitore përtej Edi Ramës.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkryetar mbeshtetja ime pa kushte merr fund ketu grida duma i drejtohet bashes dhe damkos berishen pd nuk mund te kthehet ne sekt dumbabist antiamerikan%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDuhet harruar se si mund ta mundim Ramën me të njëjtin bunker që ka ndërtuar ai me PS. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Basha duhet të jetë me të gjithë demokratët pa përjashtim. Boll më që për pleshtin e interesit personal të Sali Berishës nuk do djegim jorganin e partisë. Mos merremi më me Berishën ta lëmë ‘në shejtaninë e vet’ do kishte thënë Fishta. I garantoj demokratët që në asnjë hap të gabuar nuk do lë asgjë të gabuar pa ta thënë publikisht e hapur.Fakti që Berisha i vuri gjoksin cdo plumbi potencial ndaj Bashës, menjëherë pështyu mbi ëmbëlsirën për Bashën dhe pas cdo humbje është kulmi i kësaj hipokrizie. Unë e ju nuk jemi në këtë parti për të ngushëlluar humbësit, por për të fituar zgjedhjet. Ne duhet të ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore me Sali Berishën që në 8 vjet t’u bë mburojë. Ti duhet të ballafaqoheshe me masakrat zgjedhore duke ndërtuar një model. Ne duhet të bënim skuadra deputetësh përfaqësuese me pëlqimin e bazës”

 

Nënkryetarja e PD, Duma u shpreh se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të kthehet 100 vjet mbrapa hipur në mushkën e marrëzisë haxhiqamiliste.