Rëndohet situata nga moti i ftohtë! Bora izolon Verilindjen, shumë zona pa energji elektrike

Reshjet e borës janë ndërprerë gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa gjatë natës janë shënuar temperatura të ulëta nga -5 deri -10 gradë në zonat e thella në lartësi. Në të gjitha akset ka pasur probleme nga ngricat, ndaj është këshilluar përdorimi i zinxhirëve.

Probleme ka patur edhe në rrugët e brendëshme të qytetit të Peshkopisë, pasi rrugët që janë hapur nga makinat janë të ngushta dhe nuk është hedhur kripë. Në trupin e rrugës është krijuar shtresë akulli, çka krijon probleme për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan.

Njësitë Lurë, Selishtë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Luznisë kanë kaluar 48 orë pa energji elektrike, pas rrëzimit të disa shtyllave.

Në Bulqizë probleme ka në njësitë Administrative Ostren, Trebisht, Krastë, ku ka pasur bllokim të rrugëve që lidhin fshatrat dhe mungesë të energjisë elektrike.

Korçë, dhjetëra fshatra pa drita, 7 të tjerë të izoluara

Gjatë natës, reshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës që ka rënë 3 ditët e fundit, në Dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm.

Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë, janë krijuar edhe akuj në rrugë. Kështu, në segmentet Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë, grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve në mënyrë që të krijojnë për drejtuesit e mjeteve lehtësira.

Akuj në qarkun e Korçës, mungesë energjie prej ditësh në Devoll, Maliq e fshatra të Pogradecit

Gjatë natës, reshjet në juglindje kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës në 3 ditët e fundit, si në Dardhë, ka shkuar 70 cm dhe anësoreve, pas pastrimit nga borëpastrueset, ka shkuar 1 metër. Në Voskopojë, trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.

Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë,kështu segmentet si Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje; grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren në mënyrë që të krijojnë lehtësi për drejtuesit e mjeteve.

Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura më zinxhirë.

Ndërkohë, problemi me energjinë elektrike vijon të jetë prej afro 3 ditësh në fshatrat e Devollit, në disa fshatra të Moglicës dhe Gorës së bashkisë Maliq dhe disa fshatra, si në Velçan e Trebinjë të Pogradecit kurse në bashkinë e Pustecit energjia u rilidh sot.

Malësia e Krujës mbulohet nga borë e dendur

Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora e rënë gjate 48 orëve të fundit. Të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç pjesës së Kampit të Punëtorëve, që ndodhet në majën e malit të Qafë Shtamës. Dëbora në lartësinë 1700 metra, shkon rreth 25 cm. Zona e Qafë Shtamës prej dy ditësh është pa energji elektrike.

Lezhë, 100 ha tokë të mbuluara nga uji

Duket se përmirësimi i kushteve atmosferike po sjell dhe përmirësimin e situatës nga përmbytjet. Në Lezhë, situata paraqitet e qetë, por janë 100 hektarë tokë me prezencë uji, sipas shtabit të emergjencave.

Referuar raportimeve të emergjencave:
– Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;
– Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.
– Në kënetën e Kakarriqit, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë, kemi rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.
– Rezervuarët janë në monitorim;
– Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;
-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll.

Gjirokastër, disa fshatra pa drita

Moti i keq ka lënë pa drita edhe disa fshatra në Gjirokastër. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në 3 ditët e fundit është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë. Si rezultat, linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë funksioni.

Pa energji elektrike ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit, në Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.

bor

11 1

bora