Fituesi i Nobelit për Letërsinë: Afrikan? Po! Europian? Po! Nuk jemi një gjë e vetme

«Shkruaj për emigrime, përkatësi, çrrënjosje sepse i kam përvojën, por edhe pse jam përpara jush sot, janë pjesë e realitetit tonë bashkëkohor». Abdulrazak Gurnah, shkrimtar afrikan, prej shumë vitesh në Angli, ka fituar më 7 tetorin e këtij viti Çmimin Nobel për Letërsinë «prej kuptimit të tij intransigjent dhe të dhembshur të efekteve të kolonializmit dhe të fatit të refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve». I lindur në Zanzibar më 1948, atëhere nën protektoratin britanik, autori e braktisi arqipelagun përballë Oqeanit Indian, kudhër traditash dhe qytetërimesh, kur ishte 18 vjeç. Vendosi ta arrijë Anglinë në klimën e dhunës dhe të hakmarrjeve që shpërtheu menjëherë pas pavarësisë dhe të ashtuquajturit Revolucion të Zanzibarit. Një armiqësi e drejtuar kundër minorancave azatike dhe arabe (i së cilës ai ishte pjesë, duke u rritur mysliman, në ndryshim nga vajza e një celebriteti tjetër të Zanzibarit, Freddie Mercury, prindërit e tij cilit, zoroastrianë, qenë me origjinë nga India). Në Angli Gurnah ka kryer studimet dhe më pas ka dhënë për vite Literaturë Angleze në Kent University, por edhe ka ripërshkruar historinë e tij dhe atë më universale të emigrimit në 10 romane dhe tregime të ndryshme. Deri në njohjen letrare më të rëndësishme, e ardhur jo pa një surprize të caktuar.

Të martën 7 dhjetor shkrimtari do të mbajë në streaming diskutimin e pranimit dhe 2 ditë më pas, tek La nave di Teseo, që do t’i botojë të gjithë veprën, do të kthejë në italiosht romanin e 2001 Në bregun e detit, një ndër më përfaqësuesit e temave dhe të stilit të autorit. Protagonist është një plak i ikur nga Zanzibari dhe që kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuara që gjendet, në qytezën angleze ku jeton tani, djali i armikut më të zjarrtë në atdhe. Një takim që është edhe një ecejake midis së tashmes dhe së kaluarës koloniale, një lëvizje e vazhdueshme midis intimitetit dhe nostalgjisë së individëve dhe brutalitetit të historisë. I gatshëm dhe i matur, Gurnah flet për «La Lettura» via Zoom nga Barbados, në Karaibe nga i vjen e shoqja. Diskuton për veprën e tij, por edhe për nevojën për t’u konfrontuar me historinë për t’u përballuar sot. Një e pranishme ku «racizmi është ende realitet»; ku Afrika nuk ka vaksinat për të përballuar Covid-19; ku javët e kaluara përmbysja e një varke pikërisht në La Mansh ka shkaktuar të paktën 27 të vdekur masakrën më të keqe në ato ujëra. Një e tashme ku «fati i refugjatit» është një prej sfidave mbi të cilat luhet e ardhmja politike dhe morale e Europës.

Profesor Gurnah, si ka shkurar mëngjesi i 7 tetorit?

«E kam marrë lajmin nga Akademia Suedeze rreth orës së drekës. Isha në kuzhinë, po pija një filxhan çaji dhe po mendoja “çfarë do të haj sot?”, kur telefoni ka rënë. Nuk e njihja numrin dhe kam menduar se ishte një nga ato telefonata që kërkojnë të të shesin diçka. Por njeriu në anën tjetër të telefonit, duke folur me shumë mirësjellje, më ka thënë: “Ju është caktuar Nobeli”. “Është shaka? Kush jeni ju?”, i jam përgjigjur. Por bashkëbiseduesi, gjithmonë me shumë mirësjellje, më ka thëno se njoftimi do të jepej fiks në 12. Në këtë pikë ishte rreth mesdita, kështu që jam lidhur me uebsajtin e Akademisë dhe pikërisht në atë moment po shqiptonin emrin tim. Vetëm atëhere kam menduar “duhet të jetë e vërtetë!” dhe thuajse menjëherë telefoni ka nisur të bjerë – një telefonatë tjetër, gjë që do të thotë se po flisja me dy aparate njëherazi: nga njëra anë gazetarët, nga tjetra Aklademia. Isha vetëm në shtëpi. Personi i parë që sapo kam mundur të telefonoj ka qenë ime shoqe. Ishte në park me nipin tonë dhe në fillim as ajo nuk më ka besuar!».

Jeta juaj po ndryshon?

«Nga ai moment, shumë duan të përshëndesn, shumë gazetarë më kërkojnë dhe shumë botues nga e gjithë bota janë të interesuar që të përkthejnë dhe botojnë librat e mi. Kështu që është një periudhë mjaft impenjuese, por e mrekullueshme».

E njihni veten në motivimin e Nobelit?

«Po dhe jam i lumtur. Edhe pse natyrisht pak rrjeshta, megjithëse të vërteta, nuk mund ta përshkruajnë punën e një jete. “Kuptimi intransigjent dhe i dhembhsur i efekteve të kolonializmit dhe i fatit të refugjatit” është ajo që e ka goditur Akademinë Suede, ajo që ka zgjedhur të evidentojë, dhe më jep shumë kënaqësi. Por sigurisht që mund të ketë vështrime të mëetjshme mbi një korpus veprash që shkon prej shumë vitesh. Për shembull, disa lexues do të mund të donin të nënvizonin hetimin mbi raportet njerëzore ose të përqëndroheshin mbi interesin tim për ngjarjet historike dhe bashkëkohore».

Vetë ju, 18 vjeçar, latë Zanzibarin për Anglinë. Ishte viti 1967, 4 vite pas pavarësisë nga britanikët, 3 vite pas revolucionit që krijoi Republikën Popullore të Zanzibarit, të cilin e pasoi lindja e Tanzanisë. Si u maturua vendimi juaj?

«Në atë moment autoritetet qenë shumë të dhunshme kundër kujtdo që nuk ishte dakord me ta. Sidomos donin të hiqnin elitën e mëparshme e qeveritarëve me origjinë nga Omani. Shumë që në atë kohë lanë Zanzibarin u detyruan që të largohen prej prejardhjes së tyre apo prej linjës politike, shumë u burgosën, të tjerë u vranë. Mjaft u larguan për zgjedhje, pasi nuk mund të duronin gjendjen e terrorit ku jetonim të gjithë. Në atë kohë nuk do të quhesha “refugjat”, jo në kuptimin që kjo fjalë kishte atëhere, domethënë dikush që ja mbath pse është në vështirësi të madhe, i kërcënuar nga lufta, nga urija. Sot termi përdoret në mënyrë më të gjerë. Në atë kohë kishtë një vlerë ndoshta më fisnike në motivet për të cilat jam larguar: vendimi im, vullnetar, u detyrua nga fakti që atje nuk do të mund të ndiqja shkollën. Isha 19 vjeç, isha kurioz, doja të studioja, të realizohesha dhe në Zanzibar në atë moment nuk kishte hapësirë për këtë ambicie. Në atë mosha isha i paduruar, i tunduar, thua: “Nuk është kjo që thua, po laroghem”. Dhe kjo është ajo që bëra».

Ekzil, kujtesë dhe identitet janë tema të ndeshura në veprat tuaja. Sa përvoja personale ua ka influencuar shkrimin?

«Nëse bën një gjë të kësaj natyre, si këta të rinj që sot rrezikojnë jetën duke kaluar Mesdheun, nuk mendon për pasojat. E bën sepse ka një shtytje për t’ia dalë, për t’u shkëputur, për të dalë përpara… Ajo për të cilën nuk je dakord nuk këtë moment është se po lë shumë prapa krahëve. Në kushtetin e jetës të një të huaji ka diçka tragjike, diçka që nuk e konsideron kur je në pragun e nisjes, kur ke një destinacion. Kurse sapo arrin apo pak përpara se të arrish fillon e mendon për njerëzit që nuk do t’i rishikosh për dekada, nëse do të arrish t’i shohësh ndonjëherë, për atë që do të arrish vërtet të bësh. Të kap një nostalgji serioze shtëpie, e thellë dhe kalon mjaft kohë zakonisht përpara se gjërat të të ecin mirë, përpara se të thuash se ja ka vlejtur. Të presin vite të ndryshme lufte, gjithmonë që ti të mps burgosesh apo të mbyllesh diku. Është një proces i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Kështu, për sa i përket të jetuarës dhe shkrimit tim, përgjigjem me një thënie: nuk është më vetëm e jetuara ime. Është diçka për të cilën mund të shkruaj me një shkallë të caktuar vetëdijejeje pasi kam kaluar, poor mbi të cilën kërkoj edhe të mësoj vazhdimisht. Dëgjoj atë që thonë personat e tjerë, historitë e tyre, imagjinon se çfarë dëgjojnë. Ja pse shkruaj për tema të caktuara: sepse kam përvojë, por edhe pse janë përpara nesh çdo ditë, po ndodhin, janë realiteti ynë bashkëkohor».

Ndjeheni edhe ju «në hendekun midis kulturave»? Afrikan, europian apo «afroeuropian», shprehje kjo e fundit e përdorur nga autorë të ndryshëm në kapërcyellin midis dy kontinenteve, si Léonora Miano apo Johnny Pitts.

«Ndjehem të dyja: afrikan dhe europian. Jetoj dhe punoj në Angli prej kaq shumë vitesh sa që është shtëpi, por edhe Zanzibari është shtëpi. Nuk do të përdorja “afroeuropian” pasi sugjeron një identitet që është tashmë sintezë me diçka tjetër. Jam afrikan, jam europian dhe mund të jem tjetër. Për shembull, nëqoftëse përfundon të jetosh në Karaibe, nga ku vjen pikërisht ime shoqe, mund të ndodh që të ndjehem edhe karaibik. Nuk dua ta thjeshtëzoj kompleksitetin».

Protagonistë të ndryshëm tuaj janë emigrantë që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndeshem me një racizëm sistemi. E kini shikuar edhe ju? Ka ndryshuar situata në vite?

«Racizëm ka në Europë, në Amerikë, kudo. Natyrisht që historikisht ishte shumë më keq, le të mendojmë vetëm për skllavërinë, kur njerëzit mund të ishin pronësi apo për terrorizmin racial. Kurse sot, duke folur për Mbretërinë e Bashkuar, që është realiteti që e njoh më mirë, është sikur të kishte pasur spazma: periudha ku gjërat dukeshin se qetësoheshin deri sa nuk ndodh asgjë tjetër dhe atëhere rindizen paniku dhe ankthi, shtypi çmendet. Qoftë ardhja e refugjatëve, kërkuesve të azilit, emigrantëve klandestinë, ajo që më fut në ankth është se autoritetet, shteti, duket i paaftë të përgjigjen humanisht».

Si e shpjegoni?

«Duket se kanë frikë nga elektorati ose të paktën nga ai komponent që vazhdon të ulërasë e të shpërthejë lidhur me këto tema. Dhe mediat bëjnë pjesën e tyre, duke nxitur një histeri që herëpashere ka të bëjë me refugjatët agfanas, pakistanezë, me romët… Një qerthull nga ku autoritetet nuk duket se dijnë të dalin jashtë. Kurse në shoqëri, me rreze më të gjerë, më duket se ka kuptim më të madh: njerëzit me origjinë ndryshe rriten bashkë, fëmijët shkojnë në të njëjtat shkolla, të tjerët fejohen. Ka që shikon futbollin dhe sheh shumë lojtarë të rinj dhe kjo shikueshmëri bën diferencën në termat e tolerancës. Vetëm se situata bëhet e vështirë kur bëhet fjalë për emigrantë të rinj. Kështu që bëjmë vazhdimisht dy hapa para dhe një hap prapa, dy hapa përpara dhe një prapa…».

Më në përgjithësi, si e vlerësoni menaxhimin e emigrantëve nga ana e Europës?

«Mendoj se ka hapësirë për ta trajtuar më humanisht këdo që është në vështirësi më të rënda nga sa nuk janë, me qëndrimet e tyre intransigjente, shumë qeveri europiane. Nuk është se nuk e dinë se çfarë do të thotë të jesh refugjat. Nuk është se nuk janë mjaftueshëm të rinj për të na ndihmuar. Nuk është se njerëzit që kërkojnë strehin vijnë me duarbosh. Kanë talentet e tyre për t’i përdorur».

Në një intervistë për La Lettura, filozofi dhe politologu kamerunas Achille Mbembe ka thënë se «Europa duhet të marrë përgjegjësinë e akteve të saj, të asaj pjese të errët të historisë së ndarë me Afrikën nga e cila ka kërkuar që të zhbëhet. Për të pasur lidhje të reja, duhet nderuar e vërteta. Duhet të mësojmë të kujtojmë sëbashku». Librat tuaj, profesor Gurnah, përqëndrohen shumë mbi efektet e kolonializmit. Sa është e rëndësishme që e kaluara të jetë e njohur dhe e ripërpunuar?

«Është thelbësore dhe mendoj se narrativa mund të ndihmojë. Ka shumë studiues që po punojnë mbi historinë koloniale, por imagjinata popullore nuk kapet. Njerëzit e thjeshtë nuk i lexojnë kërkimet historike. Është normale, pse duhet ta bëjnë? Një romancier mund ta mbushë këtë hendek, sidomos pse fiction i humanizon ngjarjet, jo në kuptimin që t’i zbukurojë, por t’i bëjë më të kuptueshëm, më realë. Ndodh që kush nuk e di, thjesht pse nuk ka marrë informacion apo se lexon gazetat, që vazhdimisht i kujtojnë sesa është ndryshe apo më speciale se të tjerët».

Fiction është i dobishëm, por i shërben edhe politikës…

«Nuk është e pazakontë që nuk dëshirohet të shikohet nga e kaluara e pistë e historisë tënde. Nuk dëshirohet, por ngjarjet në një pikë të caktuar të detyrojnë. Ngjarje si pikërisht kriza e refugjatëve në Europë. Jo të gjithë reagojnë duke thënë: “Nuk duam ta dijmë”. Shumë kërkojnë ta kuptojnë dhe që ta bëjnë duhet të njohin, për shembull, disa aspekte të kolonializmit. Në mënyrë analoge, lëvizje si Black Lives Matter dhe #MeToo, në Shtetet e Bashkuara dhe tjetërkund, i kanë detyruar njerëzit të pyesin. Besoj se sot ka një vetëdije në rritje dhe se kjo mund të ketë të bëjë me qëndrimin e të rinjve».

Në çfarë mënyrë janë të përfshirë?

«Duke qenë më larg nga faktet, arrijnë më mirë të distancohen dhe të vlerësojnë. Nuk ndodhen në situatën e të ndjerit në faj apo të detyruar që të mbrojnë pozicione të caktuara».

Në librat tuaj përgjegjësitë koloniale janë të qarta, por ju përfaqësoni një botë komplekse, jo dikotomi. Për shembull, tek «Në breg të detit» portretizoni në hapje një çift britanik që jeton ne një gjendje mjerane dhe midis personazheve kryesore është një grua britanike, e përdorur në mikpritje, ndaj të cilës protagonisti afeksionohet si me një bijë.

«Fatkeqësisht, mjerimi është kudo. Ajo që nuk kuptonim, të paktën ajo që nuk kuptoja unë i rritur në Zanzibar, ishte se kishim një kuptim të kufizuar se çfarë donte të thoshte të ishe britanik: këdo që takonim ishin funksionarët, ajo që lexonim  ishte ajo që na inkurajonin të lexonim. Në një kontekst kolonializmi shikon vetë atë që kolonizatorët duan që ti të shohësh, iluzionin që duan të projektojnë. Nuk njihnim diferencat klasore, pabarazinë, varfërinë që ekziston edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Natyrisht që mund ta imagjinonim, por është ndryshe kur jeton në një vend. Atëhere, nëse je shkrimtar, e gjitha kjo përfaqëson sepse është e vërtetë dhe është ajo që kam bërë në atë libër».

Gjuha juaj e nënës është swahili. Ajo letrare është anglisht, nganjëherë e shënuar me fjalë të gjuhës suaj të lindjes apo të arabishtes. Si keni arritur në këtë rezultat?

«Deri në moshën rreth 13 vjeçare në Zanzibar leksionet qenë në swahili dhe anglishja mësohej në orën e gjuhës së huaj. Mësuesit e shkollës dytësore qenë britanikë apo nga vende të tjera europiane dhe kështu që leksionet në këtë pikë bëheshin në anglisht, edhe pse askush prej nesh nxënësve as nuk e përdorte jashtë klasës, as e fliste në mënyrë të rrjedhshme. Qysh në moshë të re zbulova megjithatë se të shkruaja në anglisht më vinte. Kur më pas kam shkuar në Angli, fillimisht nuk ishte për të studiuar Letërsi. Nëse vjen nga vende si i imi, hëm, mendon se duhet të zgjedhësh diçka që konsiderohet më e dobishme, një lëndë shkencore apo inxhinieri. Ka qenë vetëm pasi kam ardhur, duke pasur më shumë libra, duke mundur të lexoja, që e kuptova pasionin tim. Dhe duke lexuar anglisht kam nisur edhe ta shkruaj në këtë gjuhë. Faktikisht, të shkruash është një bisedë e vazhdueshme me autorët sesa të lexosh. Sikur të kisha pasur të njëjtën mundësi dhe aftësi me frëngjishten, kushedi ndoshta do të kisha mundur ta adoptoja atë gjuhë, por britanikët kanë ardhur me parë. Më kanë kolonizuar më parë».

Çfarë mendoni për propozimin e autorit kenian Ngugi wa Thiong’o për të mos shkruar në gjuhën e kolonizatorëve?

«Mendoj se shkon mirë, ama që jo detyrimisht të gjithë duhet ta bëjnë. Herët a vonë do të ndodhë, mund të ndodhë që të ketë një tjetër prej atyre ndryshimeve gjeneracionale për të cilët po flisja, që të ketë të bëjë me proceset historike që të gjithë ne i kemi kaluar si njerëz të kolonizuar. Ka mundësi që autorët e gjeneratave të ardhshme konsiderohen të çmendur të shkruajnë në anglisht nëse kanë një gjuhë të tyren. Kështu që është e drejtë që Ngugi të ecë përpara, por nuk do të doja që dikush tjetër të vinte të thonte: “Nuk mund të shkruash në gjuhë të ndryshme nga ajo native”. Ka që kanë përdorur gjuhë të tjera dhe, gjithësesi, ka shpërthyer».

Shumë herë tek «Në bregun e detit» evokoni rrëfimet orientale të «Njëmijë e një net» dhe në librat tuaj ndjehen të prekur nga një aftësi e madhe magjepsëse. Një ritëm që të kap, bashkë me përshkrime plot me tinguj, ngjyra, aroma, me alternim humorizmi dhe momentesh poetikem, megjithëse në dramacitetin e konteksteve dhe të situatave. Sa kjo varet nga influencat e shumëfishta që ju bashkoni? Kultura afrikane, arabe, indo – persiane, përveç asaj europiane…

«Janë elementë të gjithë të pranishëm në shkrimin tim dhe kjo varet nga vendi ku kam lindur: pjesë e botës së Oqeanit Indian. Aty, siç e rrëfej tek Në bregun e detit, njerëzit shkonin e vinin, i përshkonte ato ujëra prej shekujsh, në një lëvizje historishë, materialesh, personash. Ka ndërveprime të vjetra midis vendeve të ndryshme të litoralit të Oqeanit Indian. Kështu, duke u rritur, dinim më shumë për vende si Kalkuta dhe Kuala Lumpuri sesa jo për Parisin apo Romën. Kishte një lloj komzmopolitizmi të vetëmjaftueshëm, krejtësisht i pavarur nga ai perëndimor».

Anders Olsson, në krye të Komitetit për Nobelin, ka thënë se romani i juaj «Parajsa» (1994), «në përfaqësimin e udhëtimit të heroit të ri të pafajshëm Yusuf në “zemrën e errësirës”», i bën një referim të qartë Joseph Conrad (1857 – 1924). Është kështu?

«Jam një lexues i Conrad, e jepja në universitet dhe jam i vetëdijshëm se disa vende për të cilat ai ka shkruar janë të mbivendosshëm me të miat. Ideja e “zemrës së errësirës” që shërben si titull i tregimit të tij të famshëm nuk është një shpikje e tij. Ishte një metaforë që Europa e përdorte ndaj Afrikës, duke pohuar se jo vetë që në pjesën më të madhe ishte një vend i egër dhe i populluar nga të egjër, por që sa më shkohej në qendër të kontinentit, aq më shumë bëhej e tillë. Kjo ide, e cila besoj se është ende e pranishme në ndonjë lloj mendimi europian, Conrad e përdori duke zbritur lumin Kongo drejt zemrës së kontinentit, ku në tekst shpërthen mizoria më e madhe. Tek Parajsa unë imagjinoj një udhëtim nga bregu drejt këtij vendi dhe them se nuk ka zemër errësire, por një vend ku njerëzit shkojnë e vijnë, bëjnë tregëti dhe jetojnë».

Conrad denoncoi imperializmin  europian në Afrikë, abisin e tij, por figura e tij nuk është e prekur nga akuza për racizëm. Ju çfarë mendoni?

«Shumë sot thonë se është racist dhe është kështu, por kush nuk ishte në atë kohë? Edhe autorët më humanë, deri Charles Dickens, shpreheshin nga një pikëpamje raciste. Ajo që na kujton shpesh Conrad është sesi i ri jetonte në pjesë të Polonisë nën rusët. Babai i tij vdiq në ekzil në Siberi prej aktiviteteve kundër Moskës. Kështu që edhe Conrad e njohu imperializmin, por pasi që atëhere kishte një mënyrë të menduari të racializuar, nuk mund t’i konsideronte afrikanët inferiorë ndaj vetes».

2021 është një vit i jashtëzakonshëm për shkrimtarët afrikanë. Ju keni fituar Nobelin; jugafrikani Damon Galgut Booker; senegalezi Mohamed Mbougar Sarr, tani në Francë, Goncourt; mozambikania Paulina Chiziane Camões. Si i përgjigjeni kush thotë se disa mirënjohje do t’u kushtonin më shumë vëmendje «politikës së identiteteve» sesa cilësisë letrare të teksteve?

«Se është e gabuar. Qoftë po të merren në konsideratë libra të veçantë, qoftë autorët, pasi në disa raste flitet për mirënjohje për punën e jetës, lëto çmime u detyrohen meritave të të shkruarit, jo të identitetit».

Rriten zërat afrikanë, shikueshmëria e tyre dhe asnjëherë si në pandemi apo respektivisht krizës klimaterike është e qartë sesa është vendimtar dimensioni transkombëtar. Megjithatë, Afrika nuk merr vaksina dhe kjo e ekspozon kontinentin dhe të gjithë përpara rrezikut të varianteve.

«Është një tragjedi që kaq shumë miliona afrikanë nuk mund të marrin vaksinat kur raportimet na sugjerojnë se do të ketë me bollëk. Ajo që nuk kanë vendet më të varfëra është aftësia për të paguar. Prodhuesit e vaksinave dhe qeveritë e tyre mund të tregojnë paksa dinjitet duke ua dhuruar kujt ka nevojë. Nuk janë edhe aq raportet midis Afrikës dhe Europës në këtë rast problemi, por jeta e njerëzve. Në fund do të jetë fitimprurës për të gjithë të qënit bujarë».

Shërben bashkëpunim, por në kufijtë e Europës dhe në botë lindin mure të rinj. Çfarë të ardhme shikoni?

«Deri sa të kemi vende me një pushtet klaq të pabarabartë respektivisht vendeve të tjera, për shembull Shtetet e Bashkuara, Rusia, por edhe të tjetrë, si do të mund të pushojnë së ndërhyri? Nuk ka rëndësi se çfarë nënkupton për popujt e tjerë: nëse është në interesin e tyre, do të bëjnë gjithçka kanë bërë deri më tani. Për sa i përket Afrikës, disa gjëra po ecin përpara, shumë të tjera jo. Ka ende shumë për të bërë, është e vështirë të jesh optimistë, por jemi në rrugën e duhur».

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA