Ballina Aktualitet Çmontimi i Rafinerisë së Ballshit, Alibeaj pyet kryeministrin: Për llogari të kujt...

Çmontimi i Rafinerisë së Ballshit, Alibeaj pyet kryeministrin: Për llogari të kujt oligarku po çon uzinën për skrap 

Qeveria e skrapit!

Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina e Ballshit dhe për llogari të kujt po çohen për ndjekje penale disa protestues? Punëtorët kanë denoncuar publikisht se një kompani periferike po demonton hajdutëshe, natën, rafinerinë e Ballshit, ku qeveria shqiptare është aksionere me 15%. Pra qeveria është dakord që pasuria kombëtare të shkojë për skrap, por po e bën këtë gjë në fshehtësi, në errësirë, pa u thënë asgjë mijëra njerëzve që deri dje jetonin me punën e uzinës dhe që akoma nuk kanë marrë 13 rrogat.

Shumë njerëz flasin se mbrapa demontimit për skrap të asetit strategjik të Shqipërisë është kryeoligarku që drejton sot shtetin bashke me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Të dy kanë detyrimin të mos fshihen më, por të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare?!

Partia Denokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Balkukut dhe Damian Gjiknurit me rafinerinë e Ballshit. Në 8 vjet, lejuan që disa klientë me radhë të shfrytëzojnë uzinën dhe punëtorët, të mos paguajnë taksa dhe të ikin me xhepat plot, duke e bërë akoma më të madhe gropën e vjedhjes.

Në 8 vjet, ndryshe nga premtimet e bëra, kjo qeveri nuk krijoi kushtet që rafineria të punojë me lëndë të parë nga nafta që prodhohet pak kilometra më larg sesa uzina. Strategjia për të ngarkuar këtë sektor me taksa ndihmon direkt kryeoligarkun e tij, për llogari të të cilit po çon për skrap Shqipërinë.

Exit mobile version