Ballina Ekonomi Shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit publik arritën nivelin më të...

Shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit publik arritën nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit!

Nga Xhelal MZIU

Shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit publik arritën nivelin më të lartë në 10-mujorin 2021, në 10 vitet e fundit!

Qeveria shqiptare ndau nga buxheti në 10 mujorin 2021 rreth 33 miliardë lekë (267 mln euro) për të shlyer interesat e borxhit publik, pa llogaritur 2 muajët e fundit që normalisht do të rritet më tej borxhi për të paguar borxh!

Shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit u rriten me 12 % në 10 mujorin 2021 në raport me 2020!

Në vitin 2020, shpenzimet e interesave u rriten me rreth 1 miliard lekë krahasuar me vitin 2019.

Rritja e shpenzimeve për interesa është e lartë për vitin 2021, presionet do të rriten me emetimin e një Eurobondi 700 milionë Euro të emetuar këto ditë nga qeveria!

Rreziku i normave të interesit është në dorën e qeverisë, risk i cili duhet menaxhuar në vijimësi duke pasur parasysh nivelin ende të lartë të borxhit afatshkurtër.

Nisur nga niveli i lartë i borxhit, si edhe niveli i ekspozimit të riskut, norma e interesit në tregun vendas dhe atë të huaj vlerësohet të jetë një faktor me ndikim të lartë në anën e shpenzimeve të buxhetit të shtetit.

Nga analiza e ndjeshmërisë rezulton se, një rritje e njëkohshme e normave të interesit në tregun vendas dhe atë të huaj do t’i rriste këto shpenzime deri në rreth 18 miliardë lekë shtesë kundrejt skenarit bazë!

Kjo është situata më kritike për borxhin publik, zhvillimin e një vendi dhe kosto shtesë e borxhit ndaj çdo shqiptari!

Exit mobile version