Ballina Aktualitet Policia procedon naftëtarët pse protestuan për pagat

Policia procedon naftëtarët pse protestuan për pagat

Disa naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia pas protestave të vazhdueshme që kanë zhvilluar ditët e fundit.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe shprehen se uzina po demontohet. Ata thonë se kjo nuk duhet të ndodhë. Pas shoqërimeve në polici ditën e djeshme, sot policia njoftoi procedimin e nëntë prej tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ shtetasit: G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të  KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës  bashkë me disa ish-punonjës të tjerë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore”, njoftoi policia.

Exit mobile version