Dënimi për blerjen e votave në Dibër, Dhurata Çupi: U konfirmua masakra zgjedhore!

Drejtësia e paplotë pa dënimin e organizatorëve

Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.

Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë.

Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë.

Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për cdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve.

Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve.

9950984983 n