Ballina Politikë Sot më 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit!

Sot më 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit!

Nga Bujar LESKAJ

Në këtë luftë vëllavrasëse,të ideuar nga krimineli komunist Mehmet Shehu mbas urdhërave të kryekriminelit Enver Hoxha,me qëllim që të nënshtronte Dukatin nacionalist, fshatin më të madh në Vlorë e Labëri, u vranë në betejën vëllavrasëse 24 shqiptarë, 9 nga forcat nacionaliste të Dukatit dhe 15 nga partizanët .

Rapsodi dukatas Azem Vangjeli për të rënët këndoi :

….
S’jam fashist, por i Dukat,
As ti rus, por i Tërbaç,
Por na qenka taksirat
Që na vjen dhe vret në prag!

Ka mbetur si legjendë debati i zhvilluar ndërmjet partizanit Myrto Sadiku nga Tërbaçi dhe ballistit Murat Bodo nga Dukati ,i pari foli Myrtua:
“Hidhe armën, fashist i ndyrë!”
Ndërsa Murati i përgjigjet sipas rapsodit (lexo më sipër).
U qëlluan të dy zjarr për zjarr. Dukati fisnik i qau të gjithë të rënët pa dallim politik apo krahinor dhe i varrosi të dy palët me nderime sipas zakonit shqiptar.

Nënat Dukatase vajtuan pa dallim bijtë e Shqipërisë ,të rënë në këtë betejë vëllavrasëse :

Korba, na u vranë djemtë,
Ca këtu e ca në çetë.
Ca këtu, ca në parti,
Vaj medet, o Shqipëri!

Sot përkujtojmë Martirët e Dukatit,në qëndresën epike ndaj kriminelit M.Shehu ,që i sulmoi pabesisht më 30 nentor 1943.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
Lavdi Dukatit me emër dhe histori të thellë kombëtare!

Exit mobile version