Troket dimri, Dardha mbulohet me dëborë

Dimri ka trokitur në vednin tonë, ndërsa Dardha është mbuluar nga bora mëngjesin e sotëm. Bëhet e ditur se, në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka pasur reshje më të dendura dhe për këtë është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese të cilat kanë bërë te mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, për të eliminuar ngricat.

Reshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intensitet të ulët ndërsa vende-vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës varion nga 3 deri në 5 cm.