Regjimi, skenar për të aksidentuar Berishën?

Ervis Tushe, truproja i ish-Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras, ku një automjet në kundravajtje dhe me shpejtësi shkaktoi një aksident të rëndë.

Tushe rrëfen se makina ‘Mercedes Benz’ i bardhë me targa të Kosovës ka qenë duke lëvizur kundravajtje dhe me shpejtësi, ndërsa falë shkathtësisë së shoferit, është bërë e mundur shmangia e përplasjes me automjetin ku ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë, automjeti i ndodhur pas, pjesë e eskortës ka frenuar dhe për pasojë është goditur nga një automjet tjetër.

Tushe thotë se, z.Berisha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë edhe personat e tjerë pjesë e shoqërimit.

Reagimi

“Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha”, shprehet truproja Ervis Tusha.