Ngjarje e rëndë në Vlorë! Nëna me fëmijën 1-vjeçar hidhet nga pallati, ndërrojnë jetë të dy

Qyteti i Vlorës u trondit mesditën e sotme nga një gjest ekstrem të një gruaje, që në rrethana ende të paqarta është hedhur nga kati i pestë i një pallati, së bashku me fëmijën e saj 1-vjeçar.

Nëna dhe fëmija 2-vjeçar u dërguan në gjendje të rëndë në spital, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nëna dhe fëmija 1-vjeçar kanë ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 35-vjeçaren në këtë vendim.

Një dëshmitar, i pranishëm në kohën kur gruaja është hedhur nga kati i pestë bashkë me fëmijën, ka deklaruar për Syri Tv se, gruaja nuk jetonte në këtë pallat.

Ajo jetonte diku tjetër dhe siç duket ka ardhur ketu vetëm që të kryente këtë akt. Ajo është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve.

“Kur janë hedhur, dëgjova zhurmën. Ajo kishte shenja jete. Fëmija kishte çarje në fytyrë, i çoi dikush në spital…”

Raportohet se 35-vjeçarja bashkë me fëmijën jetonin në Tiranë, ndërsa u hodh nga një pallat në Vlorë, pranë vendit ku jetonin prindërit e saj.

Njoftimi i policisë

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen ‘Pavarësia 2’, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K.N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.