Leskaj në Parlament: Duhet dhjetëfishim i dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë

Bujar LESKAJ

Bazuar në ligjin e Nëntorit 2007, detyrimi ynë ndaj ish të Përndjekurve Politikë është rreth 51 miliard lekë. Në harkun kohor të 13 viteve ne kemi shlyer 21 miliard ose 40% të këtij detyrimi, ngelen ende 31 miliard lekë, ose thënë ndryshe 60% e këtij detyrimi.

Me këtë ritëm që mendon qeveria të shlyejë borxhin ndaj kësaj shtrese fisnike, pra 1 miliard lekë në vit ky detyrim shkon për 31 vjet ose po të thellohemi dhe të bëjmë një analizë për vlerën në kohë të parasë, të mendojmë një moment që ky është një borxh i ligjshëm që qeveria i ka kësaj shtrese, në rast se qeveria do të emetonte një obligacion me kushtet e obligacionit të fundit që ka emetuar në 8 Nëntor 2021 (ju si ndaheni tetës) me interes 5.88 % i bie pra që për 12 vjet në rast se e mendojmë këtë borxh që shteti ja ka ish të përndjekurve politikë kjo shumë të dyfishohet ose thënë ndryshe nëse bëjmë një llogari me normën e interesit 5.88 % që ju keni emetuar obligacionin e fundit qeveritar i bie që interesat për këtë shumë 31 mld lekë janë 1.88 mld lekë, pra thënë ndryshe ju në vit i shlyeni një pjesë të borxhit ish të përndekurve politikë që teorikisht është afërsisht sa gjysma e interestit vjetor të këtij borxhi që ne kemi.

I thashë këto shifra të nderuar deputetë për t’ju sensibilizuar, për t’i thirrur ndërgjegjes Tuaj profesionale, si deputet larg dallimeve polititke dhe do përpiqem që në këto shpjegime të shkurtra mos të kaloj në ato përcaktimeve që gjithsesi do ishin të merituara dhe të drejta.

Pra kemi të bëjmë më një detyrim ligjor dhe kushtetues i cili e ka zanafillën tek Parlamenit I parë pluralist i vitit 1991 që ai parlament në unanimitet të plotë i dha pa pafajësinë kësaj shtrese. Parlamenti i asaj kohe i jepte pafajësi të gjithë atyre dhe i quante “të padënuar për efekte morale, sociale dhe politike të gjithë personat e dënuar për agjitacion e propagandë kundër shtetit, arratisje, sabotim, pjesëmarrje në organizata politik, etj” dhe ai paralament i asaj kohe dhe të gjitha parlamentet që atëherë i kanë kërkuar falje kësaj shtrese.

Kjo pafajësi që ju dha e lidhur me nenet 18, 44 te Kushte, nenin 57 te KP ne ligjin e nentorit 2007 i cili është amenduar disa here pergjatë vitev, duhet të na bëjë të mendojmë se ky është një borxh i yni, i shtetit dhe i gjithë shoqërisë shqiptare dhe këtu nuk bëhet fjalë për privilegj, preference apo inkurajim që ne I bëjmë një shtrese të cakuar.

Unë e thasë që nuk dua të luaj me sentimentet tuaja, por edhe ndonjë prej jush të dashur deputetë, qe mund ta mendojë se kjo është faturë e lartë, duhet ta kuptoni se në këtë faturë janë tonelata gjaku të derdhur, janë dhjetëra mijëra vite burg, është një punë e papaguar që është bërë nga viti 1944 deri në vitin 1990, ndonjëri që mund të dojë të dhëna më të plota i sugjeroj të lexojë librin e ish të përndjekurit, burrit fisnik Agim Musta “Krimet e Komunizmit në Shqipëri”, kapitulli 8 i tij dhe do të kuptoni se kjo faturë është dhjetra herë më e vogël se ajo punë e papaguar, se ai shfrytëzim që i është bërë në 45 vitet e diktaturës kësaj shtrese, për mos të folur këtu me politizimin që është kjo shtresë e cila në thelb përbën atë krenarinë tonë si shqiptarë që i rezistuam diktaturës, i rezistuan ata, me vuajtjet e tyre mburremi edhe ne që jemi një komb që gjithsesi në atë diktaturë kemi shembujt tanë të qëndresës heroike.