Berisha: Edvin Kristaq Rama zemër dru. Nuk pranoi të ndajë zinë për 46 jetë të humbura shqiptarësh

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj Edi Ramës dhe qeverisë për të mos shpallur një ditë zie kombëtare për 46 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Një akt cinik dhe qëndrim antikombëtar!

Të dashur miq, në traditën e fqinjësisë së mirë, zija ndahet si midis familjeve, por edhe midis shteteve. Për aksidentin më tragjik të rajonit në dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptarëve qytetarë të Maqedonisë së Veriut, por dhe të Kosovës në flaket e autobusit në Bullgari, shpallen një dite zie kombëtare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria.

Kurse Edvin Kristaq Rama qëndroi zemër dru. Nuk pranoi të ndajë zinë për 46 jetë të humbura shqiptarësh me fqinjët tanë, por u suall sikur kjo tragjedi të kishte ndodhur në ndonjë vend të Oqeanisë.

Mos shpallja zi kombëtare se bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bullgarinë për 46 shqiptarë që humben jetën në flaket e autobusit është akti i fundit cinik dhe antikombëtar i Edvin Kristaq Rames.