“Agjesia për fondet e donatorëve”/ Basha: Po e valëvisni me krenari Ilir Beqaj si flamur të pandëshkueshmërisë

KOMISIONI I SHENDETESISE - Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHEALTH COMMITEE - Health Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.

“Agjesia për fondet e donatorëve”/ Basha: Po e valëvisni me krenari Ilir Beqaj si flamur të pandëshkueshmërisë. Dëshmi përqendrimit të pushtetit ekonomik në pak duar

110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.

Një përqëndrim politik dhe ekonomik i pushtetit që centralizon çdo aktivitet dhe e vendos në kontroll të pak njerëzve, që shpërfill qytetarin dhe vlerëson klientin e pushtetit, qoftë ky oligark, apo përfitues i vogël partiak që punësohet në struktura të krijuara ad hoc për të kapur çdo hapësirë publike e për ta përdorur si hambarë të interesave politike.

Prandaj pensionistët, shumica dërrmuese e të cilëve nuk do të mbijetonte dot pa mbështetjen e familjarëve apo fëmijëve në mërgim, goditen me indeksimin e vobektë që nuk arrin dot nivelin e rritjes së çmimeve.

Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP.

Prandaj fermerët, produktet e të cilëve do të kalben bashkë me shpresat për të punuar ndershmërisht tokën e tyre, do vijojnë të marrin zero mbështetje, pasi paratë do t’i çojnë në koncesione.