Ballina Aktualitet Ilir Beqja emërohet nga Rama drejtor i Aagjensisë së ndihmave të Donatorëve

Ilir Beqja emërohet nga Rama drejtor i Aagjensisë së ndihmave të Donatorëve

Rama ka emëruar Ilir Beqjan drejtor të një agjensie që merret me ndihmat e donatorëve. Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi se, Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Vetë Beqja, i cili e gjeti veten jashtë qeverisë dhe Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, tashmë do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës, kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të Ministrisë së Financave.

Exit mobile version