Ballina Politikë “Mirel Mërtiri në panik, bankat të mos japin informacion”, Këlliçi: Hetimin nuk...

“Mirel Mërtiri në panik, bankat të mos japin informacion”, Këlliçi: Hetimin nuk e pengon dot askush, përndryshe përballen me pasojat

Belind Këlliçi paralajmëron: Hetimin nuk e pengon dot askush, përndryshe përballen me pasojat

Bosi i inceneratorëve në panik. I kërkon bankave të mos japin informacion, por Komisioni Hetimor, në zbatim të ligjit, ka akses kudo!

Frika që ka kapluar Mirel Mërtirin dhe ortakët e tij në politikë, biznes dhe media, i shtyn drejt absurdit, sic është kërkesa e paligjshme drejtuar bankave për të refuzuar dhënien e informacionit komisionit hetimor për incineratorët. Por, për fatin e mirë të interesit publik dhe fatkeqësisht për bosat e incineratorëve, ligji është shumë i qartë në këtë pikë.

Komisioni Hetimor, sa i përket hetimeve, gëzon të njëjtat kompetenca që Kodi i Procedurës Penale i njeh organit të prokurorisë, me përjashtim të marrjes së personave si të pandehur dhe ngritjes së akuzës penale (neni 4, pika 2 e ligjit). A mund të mendohet në një shtet të së drejtës që një kompani private, sic janë bankat, të pengojë veprimtarinë hetimore të prokurorisë?!

Çdo anëtar, pa përjashtim, gëzon të drejtën për të kërkuar hetime ose marrje provash, pa iu nënshtruar votimit (neni 13, pika 4 e ligjit). Me prova kuptohet cdo e dhënë, dëshmi, dokument apo fakt që shërben për nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit (neni 2, pika 4 e ligjit). Të dhënat që kërkohen nga komisioni mund të jenë informacione zyrtare dhe jozyrtare (neni 15, pika 1 e ligjit) dhe organet që i disponojnë këto të dhëna dhe dokumente janë të detyruara t’ia përcjellin zyrtarisht komisionit, sipas kërkesës së tij (neni 17, pika 2 e ligjit). Dhënia e informacioneve dhe dokumenteve zyrtare përbën pra, një detyrim ligjor të qartë dhe nuk varet aspak nga vullneti apo dëshira e kujtdo qoftë. E kundërta, do të rrëzonte vete konceptin e komisionit hetimor.

Madje, komisioni mund të administrojë edhe të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror, me detyrimin që këto të dhëna të ruhen sipas ligjit (neni 17, pika 3 e ligjit). A mund të mendohet pra, që një organi që ka të drejtë të administrojë sekrete shtetërore t’i mohohet e drejta për të marrë informacione dhe dokumente nga bankat e nivelit të dytë?!

Ne e kuptojmë hallin e madh që ka zënë Mirel Mërtirin dhe ortakët e tij, por kjo nuk ka pikë rëndësie për interesin publik, avokatët e të cilit jemi mandatuar të jemi. Ajo që ka rëndësi për ne është zbardhja e së vërtetës deri në fund për vjedhjen më të madhe në 31 vite, prandaj i bëjmë thirrje kujtdo që të refuzojë bashkëpunimin me mafien e incineratorëve dhe t’i bindet ligjit dhe vetëm ligjit. Në rast të kundërt, do të përballet me pasojat e tij.

Exit mobile version