Ballina Aktualitet 5 milionë euro drogë nga Shqipëria në Itali, futej e paketuar në...

5 milionë euro drogë nga Shqipëria në Itali, futej e paketuar në kuti makaronash

Policia italiane ka kryer një operacion blic në orët e para të mëngjesit të sotëm kundër trafikantëve të drogës.

Në qendër të operacionit të karabinierëve të Katanias ishte një grup mafioz i specializuar në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit.

Sipas medieve italiane, në total janë arrestuar 12 persona. Droga vinte nga Shqipëria dhe nga Holanda dhe shpërndahej kryesisht në Katania, Sirakuza, por edhe në Maltë.

Në një rast, policia arrestoi tre persona që po trafikonin hashash brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash. Në total u gjetën 242 kg hashash i fshehur.

Operacionit iu bashkua edhe ushtria. Sipas Repubblica, në total është kapur hashash dhe kokainë me një vlerë tregu prej 5 milionë euro.

Exit mobile version