Ballina Politikë Basha: E kam shpjeguar qartë pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar, atë...

Basha: E kam shpjeguar qartë pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar, atë që ka nisur e ka hakmarrje ndaj meje

Pyetje: Z. Basha, procesi politik i Foltores ka arrritur pas dy muajsh në një stad të ri. Z.Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë dorëzuar 4200 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar në zyrën e kryetarit të këshillit kombetër të PD, Edi Paloka. Cili është qendrimi juaj si kryetar i PD?

Lulzim Basha: Z. Rakipllari ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, për mua personalisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për letra, por për demokratët, për të gjithë demokratët, për anëtarët e PD, për votuesit tanë dhe për shqiptarët që na ndjekin. Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e cdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funskionimin e statutit jemi në xhungël.

Ndaj është e domosdoshme për mua dhe për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm kuvend jo. PD ka vepruar dhe vepron në bazë të statutit. PD nuk është nën drejtimin tim dhe nuk do të jetë një lëvizje dumbabiste. Ndaj është jetike që të gjitha përcaktimet statutore që janë të qarta dhe janë shpjeguar këto dy ditë në mënyrë shteruese nga institucionet e partisë të zbatohen, përtej kësaj dua të them që mbajtja sekret institucioneve të partisë atyre që pretendohen se janë vullnete demokratësh për të thirrur vullnetin kombëtar është një fyerje e madhe për cdo demokrat.

Pyetje: Ju para dy muajsh vendosët që ta pezullonit z.Berisha nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës nga SHBA dhe vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur atë non grata. Me këtë fushatë dy mujore të z.Berisha kundër jush dhe paralajmërimeve të tij për të mbledhur Kuvendin e për të kandiduar për kreun e PD, a mendoni se është i mjaftueshëm akti juaj i pezullimit?

Basha: E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimet të Berishës nga grupi parlamentar. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë. Ai se ka luftën me mua as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai. Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta. Ky është qëndrimi statutor i PD. Kjo ka qenë edhe kur Berisha ishte kryetar i PD. Nuk është detyrimi im si kryetar i zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’. Ky është detyrim i çdo demokrati që mos të lejojë që PD të përdoret si mburojë për të cilit të fshihet kush është shpallur non-grata. Ai po përdor PD, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve. Unë dua t’jua them fare qartë se do të merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD mos të kthehet në një bunker të interesave personale as të Berishës, as dikujt tjetër. Por do të vazhdojë të jetë alternativa e vetme e shqiptarëve ndaj këtij regjimi dhe pro SHBA-ve.

Exit mobile version