Ballina Aktualitet 3 shqiptarë kapen në Itali me 11 kg kokainë në makinë

3 shqiptarë kapen në Itali me 11 kg kokainë në makinë

3 shqiptarë janë arrestuar nga anëtarë të Guardia di Finanza të Veronës, pasi akuzohen për trafik kokaine.

Mediat e huaja shkruajnë se karabinierët sekuestruan 11 kile kokainë shumë të pastër. Ndërsa shqiptarët, të moshave nga 30 në 40 vjeç, me dy makina, u ndaluan në autostradë.

Ishin pikërisht dy makinat, me cilindrate të madhe, targa gjermane dhe të drejtuara nga persona me pamje të jashtme evropianolindore, ato që tërhoqën dyshime.

Kur mbërritën në pikën e pagesës së rrugës, njëra shkoi menjëherë në krahun e daljes nga autostrada, tjetra mori drejtimin e jugut.

Kjo dhe përdorimi i vazhdueshëm i celularit nga drejtuesi i makinës së dytë bënë që karabinierët të ndërhynin, pasi kërkuan edhe ndihmën e policisë rrugore veroneze.

Pas urdhrit për ndalim, dy shqiptarët që ishin në makinën e parë shfaqën shenja të dukshme nervozizmi, dhe thanë se vinin nga Gjermania e kishin ndaluar për të ngrënë para se të shkonin në Bari, prej nga do të vazhdonin drejt Shqipërisë.

Drejtuesi i mjetit të dytë deklaroi se nuk i njihte dy të parët dhe po shkonte në Ancona, për të vazhduar edhe ai drejt Shqipërisë, ndonëse nuk kishte as prenotim dhe as nuk dinte orarin e nisjes së tragetit.

Fakti që nuk kishin bagazhe i bëri edhe më dyshues autoritetet, që ushtruan kontroll të imtësishëm, duke gjetur dhjetë “bukë” kokaine, me vlerë mbi një milion euro. Të tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Veronës.

Exit mobile version