Ballina Politikë Ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, PD: Miratim me konsensus i rregullave të lojës...

Ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, PD: Miratim me konsensus i rregullave të lojës për të rikthyer besimin tek zgjedhjet

Ndryshimi tjetër i propozuar nga PD është zhbërja e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut 2020 për zgjedhjet, duke cënuar rëndë besimin e publikut tek zgjedhjet. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, vuri në dukje 3 elementët kryesorë të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për një reformë të suksesshme zgjedhore:

1. Legjislacion i qartë dhe gjithëpërfshirës që përmbush standardet ndërkombëtare dhe adreson rekomandimet e mëparshme;
2. Miratimin e legjislacionit me konsensus të gjerë pas konsultimeve të gjera publike me të gjithë palët e interesit.
3. Angazhim politik për ta zbatuar në tërësi dhe në mirëbesim legjislacion zgjedhor. Debati për sistemin zgjedhor duhet të jetë i gjerë dhe t’u mundësojë palëve të interesit të parashtrojnë efektet pozitive dhe negative të kësaj reforme.

Dukë theksuar gjetjen e Komisionit të Venecias se procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë të 30 Korrikut ishte jashtëzakonisht e nxituar dhe në një kohë shumë të shkurtër, PD thotë se amendamentet e propozuar prej saj i shërbejnë kthimit të legjitimitetit në proceset zgjedhore përmes miratimit me konsensus të rregullave zgjedhore për një reforme të plotë që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Zoti Rushaj tha se për realizimin e këtij qëllimi, PD pret miratimin brenda kësaj të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Exit mobile version