Ina Zhupa për buxhetin e kulturës: Qeveria që shemb Teatrin Kombëtar asnjë vëmendje për artistet

Dy prej problematikave te shumta qe ngrita per ministren Margariti ne Komisionin e Edukimit, Medias, Kultures.
1- Pandemia nuk ju ndali ju aspak qe ne mes te saj te shkaterronit Teatrin Kombetar ne mes te nates, ne mes te pandemise me gaz, me njerez dhe artist brenda.
Pavarësisht se termeti nuk e kishte dëmtuar godinën e Teatrit Kombëtar nga të paktat që i rezistoj edhe perkundrejt atyre raporteve të politizuara qe bënin institucionet tuaja që Godina e Teatrit do të binte nga momenti në moment.
Meqë jemi tek buxheti, në godinën e Teatrit kur është prishur, është prishur bashkë me rekuizitat brenda.
A mund të na thoni zonja ministe se ku ndodhen sot pasuria kombetare e qytetarëve shqiptar rekuizitat që ishin brenda teatrit Kombëtar?! Dhe mos më thoni që nuk ishin brenda Teatrit Kombëtar sepse atje kanë qenë aktivistët, anëtarë të Partisë Demokratike, aktivistët e Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë qenë brenda dhe ka qenë i pa prekur Teatri. E  kanë nisur fadromat me njerëz brenda dhe jo me materiale.
Përsa i përket buxhetit që ju vini dhe vëndosni këtu 900 milion leke Bashkia Tiranë për Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është sot një ceshtje në SPAK, për teatrin kombëtar ka marrë një vendim Gjykata Kushtetuese të cilin ju nuk e respektuat dhe bëtë të njejten gjë që kishit bërë perpara duke ja kaluar me një copë leter Bashkisë Tiranës ndërkohë e kishit shëmbur godinën.
I kaluat truallin ndërkohë parashikoni para për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar një ceshtje që thash qe është akoma në SPAK.
2-Ju keni sjellë një program me 25 pika nga të cilat jeni nisur per te sjell dhe buxhetin.
Po si ka mundësi qe nuk vendoset një fjalë, vetëm një fjale për estetikë të pakten për artistët dhe pagat e tyre, për respektin për artistet për aktorët për njerëzit që kontribojnë në art. Asnje fjale!
Zero mbështetje, zero rritje rrogash, zero mendim qe ata përfaqësojne pjesn më të mirë të shoqërisë shqiptare të kulturës shqiptare që më pak pastaj ta keni menduar qe te vinit ketu me statusin e artistit apo me statusin e shkrimtarit.
Mehdi Malkaj, Neritan Licaj dhe aktor të tjerë kanë ardhur në dyert e Ministrise tuaj dhe ju nuk i keni lejuar as t`i futni brenda dhe t`i prisni në takim, ata nuk janë kriminel, ata janë njerëz të nderuar të këtij vendi ata donin të bisedonin me ju donin të ju shprehnin kërkesat nga afër dhe ju si perfaqesuese e qeverisë edhe drejtuese e kulturores së këtij vendi duhet t`i kishit pritur dhe jo t`i linit atje në dyert dhe të përballeshin me rojet sepse thashë që ata perfaqesojne pjesen me te mire te vendit tone.
– Pandemia nuk ju ndali ju aspak qe ne mes te saj te shkaterronit Teatrin Kombetar ne mes te nates, ne mes te pandemise me gaz, me njerez dhe artist brenda.
Pavarësisht se termeti nuk e kishte dëmtuar godinën e Teatrit Kombëtar nga të paktat që i rezistoj edhe perkundrejt atyre raporteve të politizuara qe bënin institucionet tuaja që Godina e Teatrit do të binte nga momenti në moment.
Meqë jemi tek buxheti, në godinën e Teatrit kur është prishur, është prishur bashkë me rekuizitat brenda.
A mund të na thoni zonja ministe se ku ndodhen sot pasuria kombetare e qytetarëve shqiptar rekuizitat që ishin brenda teatrit Kombëtar?!
Dhe mos më thoni që nuk ishin brenda Teatrit Kombëtar sepse atje kanë qenë aktivistët, anëtarë të Partisë Demokratike, aktivistët e Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë qenë brenda dhe ka qenë i pa prekur Teatri. E  kanë nisur fadromat me njerëz brenda dhe jo me materiale.
Përsa i përket buxhetit që ju vini dhe vëndosni këtu 900 milion leke Bashkia Tiranë për Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është sot një ceshtje në SPAK, për teatrin kombëtar ka marrë një vendim Gjykata Kushtetuese të cilin ju nuk e respektuat dhe bëtë të njejten gjë që kishit bërë perpara duke ja kaluar me një copë leter Bashkisë Tiranës ndërkohë e kishit shëmbur godinën.
I kaluat truallin ndërkohë parashikoni para për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar një ceshtje që thash qe është akoma në SPAK.
2-Ju keni sjellë një program me 25 pika nga të cilat jeni nisur per te sjell dhe buxhetin.
Po si ka mundësi qe nuk vendoset një fjalë, vetëm një fjale për estetikë të pakten për artistët dhe pagat e tyre, për respektin për artistet për aktorët për njerëzit që kontribojnë në art. Asnje fjale!
Zero mbështetje, zero rritje rrogash, zero mendim qe ata përfaqësojne pjesn më të mirë të shoqërisë shqiptare të kulturës shqiptare që më pak pastaj ta keni menduar per te sjell ketu statusin e artistit apo statusin e shkrimtarit.
Mehdi Malkaj, Neritan Licaj dhe aktor të tjerë kanë ardhur në dyert e Ministrise tuaj dhe ju nuk i keni lejuar as t`i futni brenda dhe t`i prisni në takim, ata nuk janë kriminel, ata janë njerëz të nderuar të këtij vendi ata donin të bisedonin me ju donin të ju shprehnin kërkesat nga afër dhe ju si perfaqesuese e qeverisë edhe drejtuese e kultures së këtij vendi duhet t`i kishit pritur dhe jo t`i linit atje në dyert dhe të përballeshin me rojet sepse thashë që ata perfaqesojne pjesen me te mire te vendit tone.
-Per me gjate mund te ndiqni fjalen time te plote⬇️