Ballina Aktualitet Berisha mbështet banorët: Bandat e narkoshtetit duan t’ju prishin shtëpitë për të...

Berisha mbështet banorët: Bandat e narkoshtetit duan t’ju prishin shtëpitë për të ndihmuar gjakpirësit e narkoqeverisë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e protestës së banorëve të zonës “5 Maj” në Tiranë për mbrojtjen e shtëpive të tyre që po shemben nga qeveria. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, bandat e narkoshtetit duan t’ju prishin shtëpitë për të ndihmuar gjakpirësit e narkoqeverisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vazhdon qendresa heroike e banoreve te zones 5 Maj ne mbrojtje te shtepive te tyre.

Bandat e narkoshtetit duan tju prishin shtepite per te ndihmuar gjakpiresit e narkoqeverise!

Mbeshtetje te plote qytetareve qendrestare.

Denoj aktin bandidesk te narkobandave te narkoqeverise. sb

Te dashur miq. Banorët e zonës “5 maj” vazhdojnë rezistencën kundër aksionit të IKMT për prishjen e banesave të tyre së kuadër të një vendimi që banorëve u është bërë me dije vetëm ditën e fundit. Tashmë prej ditësh, banorët protetojnë për kundër këtij aksioni pasi sipas tyre shtëpitë e tyre janë të legalizuara dhe me dokumenta të rregullta dhe kërkonin që t’u jepej të paktën një dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Në zonë është paraqitur edhe policia, por banorët nuk janë sprapsur dhe kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë që ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata madje kërkuan që forcat e IKMT të largoheshin nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishin besim tek ta.

https://fb.watch/8-CdDetDWd/

Exit mobile version