Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh në Krujë? 130 qytetarë të tjerë përfundojnë në spital...

Çfarë po ndodh në Krujë? 130 qytetarë të tjerë përfundojnë në spital prej helmimit nga uji

Situata në Krujë vijon të jetë e rënduar prej helmimit nga uji. Nga mesdita e djeshme deri sot në mëngjes, raportohet se kanë qenë rreth 130 persona, që i janë drejtuar spitalit për ndihmë, ku fluksi më i madh ka qenë gjatë darkës.

Sipas raportimeve, depozita kryesore është dezinfektuar, dhe pritet leja nga ISHP për të nisur furnizimin me ujë të qytetit.

Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni.

Mediat raportuan se, në mostrat e ujit në Krujë, që dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi te mbi 600 qytetarë duke filluar nga e diela e 24 tetorit, është gjetur sasi e lartë bakteriale. Referuar raportimeve, bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli), sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Exit mobile version