Shehi: Agjencitë e Ramës, njësoj si Komitetet e Partisë

Dashamir Shehi u shpreh se, platforma e re “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” është një mekanizëm sajesë që nuk do të sjellë asnjë ndryshim madje thotë se do shtojë zinxhirin korruptiv.

Shei tha mw tej se, shteti s’ka më nevojë për agjenci të tjera, por duhet të vërë në punë ata që janë. Kjo agjenci thotë Shehi është e panevojshme, e tepërt, e dëmshme dhe e ngjashme me Komitetin e Partisë që kontrollonte Komitetin Ekzekutiv.

“Ne kemi prokurori, Kontroll të Lartë të Shtetit, si dhe çdo ministri ka linjat e kontrollit për marrjen e procedurave disiplinore ndaj funksionarëve publikë që abuzojnë me detyrën

Shteti  shqiptar i ka të gjitha ka kryeministër ministra, qeveri, çdo ministri ka linjë kontrolli të vetën. Pse do fusim një mekanizëm që është sajesë sepse nuk ekziston në asnjë vend të botës. Komiteti i partisë që vëzhgonte komitetin ekzekutiv. Shteti i ka të gjithë veglat e veta dhe ky kryeministër i ka në dorë të gjitha mundësitë për me kontrollu.

Nëse do  të zgjerojë kontrolli,  të zgjerojë agjencinë që ka. Po fute një grup për të kontrollu një grup tjetër nuk ndodh pastrimi ndodh e kundërta. Do them një barcaletë. Nuk lejuan doganierët për të kontrollu për trafikun e naftës por policët, u korruptuan dhe policët, vunë një pjesë të mirë shtetit dhe të gjithëve u erdh era naftë.

Edukojmë doganierët, jo të kontrollojmë doganierët me mbidoganier. Nëse vazhdojmë të ngremë kështu agjencishë se po vazhdojnë, një për informacionin.

Brenda kryeministrisë ka disa të tilla që janë të dëmshme. Çfarë është ai komisioni që kontrollon tenderat, kontrollon tender mbi tendera, shtojmë linjën e zinxhirit korruptiv. Shteti ska më nevojë për agjenci të tjera, të vëmë në punë ata që janë jo këto të tjerat.

Në shoqëri demokratike ka institucione të tjera që e bëjnë këtë punë. Po ato do i nxjerrim jashtë loje. Është e panevojshme e tepërt është e dëmshme, kjo puna e shpenzime është e fundit sepse ato paret po i marrin ka vite. Më shqetëson që shteti dhe administrata po denatyralizohet.

Po ma dëgjuat këtë këshillë bëni mirë, kë do ruani ju, ato që keni vënë vetë, ato do trembi ato do korruptoni po të juajët. Nocioni do ishte se administrata është e shtetit, administrata është e partisë”, tha Shehi.