Berisha-Ramës: Protestat do të përfundojnë me largimin tënd përfundimtar

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh përpara qytetarëve të Kavajës se, mbërriti me vonesë pë takimin me ta në “Foltore” sepse Edi Rama me skuthin e familjes së tij i bllokuan rrugën.

“Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo foltore i them; hiq dorë nga këto akte të ulta sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh më tej se, themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të lirisë, e gjeti në këmbë, të lirë, e gjeti pazmore të demokracisë në Shqipëri.

“Vij sot këtu për të shprehur nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj djem dhe vajzave, burrave dhe grave të këtij qyteti heroik që u ngrit si vigan në vitet e diktaturës me thirrjet liri demokraci, dy gishtat e fitores shndërroi Kavajën në kështjellën e parë të lirisë dhe kombit shqiptar. Çliruan qytetin tuaj nga diktatura. Grupet antikomuniste të këtij qyteti u përballën me diktaturën në stadiumin ‘Besa’, në komisariatin e policisë, në këto përballje ra për t’u bërë i pavdekshëm, Josif Buda. Themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të lirisë, e gjeti në këmbë, të lirë, e gjeti pazmore të demokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha deklaroi nga Kavaja se, “Foltorja” është rrugëtimi misionar për përmbysjen e narkoshtetit.

“Kjo foltore shënon fillimin e një rrugëtimi tonë të ri, e një udhëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë. Ndaj dhe me këtë rast urimi është, zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, demokratët kudo që janë, që shndërruan foltoren në burim shprese, optimizmi, sovraniteti dhe fitoreje. Foltorja lindi nga idealet tuaja, nga zemrat tuaja, nga shpirti juaj. Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese, si një thirrje e madhe, të ngrihemi dhe të ngrejmë Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka zhytur regjimi i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi para demokratëve të kavajës se, gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për Antony Blinken, i cili e shpalli non grata në 19 maj të këtij viti.

Berisha ftoi Blinken që të paraqesë çdo provë në Gjykatën e Parisit, ndonëse u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë fakt.

“Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero”, u shpreh Berisha.

Me Edi Ramën që kontrollon votën zgjedhje nuk mund të ketë. Berisha tha se vetëm me protesta do të arrijmë të largojmë Ramën.

Berisha tha se, Rama është i vetmi kryeministër që emëroi ministra të Brendshëm të gjithë ata që kishin lidhje me bandat.

“Në këto 8 vite Rama i mbylli dyert e Europës për Shqipërinë. 3 vjet më parë hodhi fishekzjarre se hapi negociatata, ato edhe sot nuk janë hapur për shkak të lidhjeve të tij të tmerrshme me krimin. Ky është i vetmi që emëroi ministër Saimir Shullazin. Sapo u zbuluan lidhjet e tij me Habilajt, Rama dhe Soros e çuan Tahirin në dhomën ovale”, deklaroi Berisha.

1 26