Me Sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA, makina juaj në duar të sigurta

(VIDEO E KRONIKËS)

https://www.youtube.com/watch?v=WPN2tOI1oBYSIGAL

UNIQA: Mbi 1.3 miliardë lekë dëme të paguara gjatë Janar-Shtator 2021

Të kesh një makinë ditët e sotme është një ndihmë e madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi.

Trafiku i rënduar, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe arsye të tjera kanë bërë që aksidentet rrugore të pësojnë rritje vit pas viti.Pa harruar këtu ngjarjet me sfond kriminal, siç janë edhe vjedhjet.

Ndaj, çdokush që posedon një automjet duhet të zgjedhë KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria për ti shmangur vetes dëme financiare të cilat mund të duan vite të tëra për tu rikuperuar.

Po ku ndryshon TPL nga KASKO?“

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL, i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose makine tjetër. Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidentit.

Por jo vetëm kaq. Sigurimi Kasko ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose
shpërthimi, edhe nëse dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonjë pjesë ose jua vjedhin plotësisht”, shprehet Kejdi Koroveshi, shef zyre pranë Departamentit KASKO në SIGAL UNIQA Group Austria. Shumë biznese në vend, përveç sigurimit të pasurisë dhe punonjësve, kanë zgjedhur të sigurojnë pranë SIGAL UNIQA edhe flotën e automjeteve të tyre.

Një prej tyre është edhe “Auto Ademi”, një ndër kompanitë më të mëdhatë taksive dhe makinave me qera në Shqipëri.

Drejtori i kompanisë Endri Lamaj u shpreh shumë i kënaqur nga bashkëpunimi me SIGAL UNIQA Group Austria dhe ftoi edhe biznese të tjera të sigurojnë automjetet e tyre pranë kësaj kompanie.

“Prej 5 vitesh kemi nisur bashkëpunimin me SIGAL UNIQA Group Austria për sigurimin e automjeteve që janë në pronësi të “CityTaxi” dhe “CityRent”. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë shumë të kënaqur nga bashkëpunimi që kemi patur me SIGAL-in do t’ua sygjeroja të gjithë bizneseve që, të mos kenë stresin e dëmshpërblimit ose të pagesave, të bashkëpunojnë me SIGAL UNIQA Group Austria pasi pagesa bëhet në një kohë relativisht të shkurtër”, shprehet Endri Lamaj.

Mos mendoni se automjeti juaj është i sigurtë gjatë gjithë kohës, madje as në garazhd.

Një rast shumë i veçantë dhe shumë domethënës është ai i Bledar Carës.

“E gjithë flota e subjektit ku unë punoj është e siguruar pranë kompanisë SIGAL UNIQA. Prej rreth 7-8 vjetësh. Eksperienca me këtë kompani është shumë e mirë. Pasi kam patur edhe një rast ku më është djegur një makinë totalisht. Një natë që u ktheva vonë nga puna nuk kisha ku ta parkoja makinën.Ndërkohë tek posti im i parkimit kisha një mjet tjetër, fuoristradë. Nxorra fuoristradën. E parkova diku ku munda dhe futa mjetin tjetër që ishte i siguruar me KASKO. Ndodhi që një makinë tjetër në parking mori flakë. Për pasojë u dogj totalisht mjeti im. Nga kjo, kompania, referuar kontratës, policës së sigurimit, bëri likujdimin total të mjetit dhe javën në vazhdim, sigurova me KASKO edhe mjetin tjetër që shpëtoi atë natë”.

Gjatë vitit 2020 dhe në 9 mujorin e këtij viti SIGAL UNIQA Group Austria, vetëm për klientët e siguruar me Siguracionin KASKO, ka paguar mbi 2.6 miliardë lekë dëme duke u rënditur kështu kompania e sigurimeve në Shqipëri me nivelin më të lartë të dëmeve të paguara.

Ndaj mos prit! Merr masat, Siguro veten dhe të tjerët, Siguro makinën dhe bëje gjumin e qetë…vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria.

Për informacione më të detajuara dhe çmimet, vizitoni https://sigal.com.al/merr-cmim

KONTAKTET www.Sigal.com.alWhatsApp: 068 60 62 829 e-mail: [email protected]