Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, vetëm 16 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid.

Gjithashtu MSh ka njoftuar se 33 pacientë janë shëruar, ndërsa në gjithë vendin aktualisht 464 raste aktive.

23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.