Ballina Politikë Tabaku: Rama dogji ligjet dhe kushtëtutën duke i ofruar në pjatë të...

Tabaku: Rama dogji ligjet dhe kushtëtutën duke i ofruar në pjatë të florinjtë 400 milionë euro Mërtirit dhe mafies së inceneratorëve

“Do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve”. Jorida Tabaku: Rama dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro Mirel Mërtirit dhe mafies së inceneratorëve Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti. U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak. Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve. Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh. Kjo është kapja e shtetit! #taskat #tirana #albania #shqiperia #tarifatvendore #inceneratoret #kapjashtetit #Transparencyinternation #korrupsioni #buxhetishtetit #durres #kavaja #fieri

Exit mobile version