PS strategji për të penguar hetimin, Alibeaj: E drejta e hetimit, e drejta për të marrë prova nuk kufizihet nga vota

“PS strategji për të penguar hetimin e vjedhjes së zgjedhjeve”. Enkelejd Alibeaj: e drejta e hetimit, e drejta për të marrë prova, për të thirrur dëshmitarë nuk kufizihet nga vota.

DEKLARATË E KRYETARIT TË KOMISIONIT HETIMOR PËR ZGJEDHJET, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot u mblodhëm në mbledhjen e Komisionit Hetimor, e cila dështoi dy ditë më parë për arsye të mospjesëmarrjes së palës së PS-së dhe që për këtë arsye, kuorumi nuk ishte. U mblodhëm sot sipas njoftimit, me të njëjtin rend dite, i përcaktuar në mbledhjen e mëparshme pasi kemi miratuar katër pikat e para të rendit të ditës, e rradhës ishte ajo e miratimit të rregullores.

Kërkuan 2 ditë kohë që në mbledhjen e parë, nuk erdhën ditën e caktuar për mbledhje. Sot u mblodhëm dhe siç ramë dakord në mbledhjen e parë caktuam nga dy përfaqësues për secilën palë. Z.Naço, z.Salianji të cilët relatuan sot në mbledhjen e Komisionit, nëse kishin relatuar një dakordësi apo jo me një draft të paraqitur sipas detyrimit ligjor prej Kryetarit të Komisionit.

Nuk kishin arritur një dakordësi e për këtë arsye ishte detyrim i rendit të ditës dhe i ligjit të kaluar në votimin e rregullores. Deri në nenin 17 u miratuan të gjitha dispozitat pa asnjë votë klundër, befasisht u çuan dhe larguan të gjithë anëtarët e PS-së. Duket se kjo është një strategjio e menduar prej tyre për të bërë të pamundur veprimtarinë e komisionit, sepse ju e dinui që komisioni mblidhet sa herë që ka kuorumin, pa asnjë arsyetim.

Ju i dëgjuat arsyetimet.

Dy ishin propozimet e palës tjetër për të cilat nk u ra dakord.

E para, drejtimi i Komisionit. Ligji e përcakton fare qartë se Komisioni Hetimor si të gjitha komisionet e tjera të Parlamentit drejtohet nga kryetari i cili cakton datën, orën dhe rendin e ditës.

Propozimi tjetër ishte më i rëndë dhe demaskon qëndrimin e PS-së.

Bëhet fjalë për një çështje e cila ka qenë gjithmonë debat por tashmë është zgjidhur prej më shumë se 10 vite më parë, sepse është çështje që ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese, dhe ligji e përcakton fare qartë në nenin 14. Bëhët fjalë për të drejtën e çdo anëtari të Komisionit Hetimor për të kërkuar marrjen e provave dhe që kjo e drejtë pranohet pa votim. Është një e drejtë ekskluzive e çdo anëtari. Të thërrasë dëshmitarë, të kërkojë dokumenta, ballafaqime, ekspertë. Pra është e drejta për të hetuar, që është thelbi i komisionit hetimor.

Ky komision hetimor është kërkuar nga opozita. E drejta e opozitës për të hetuar sipas ligjit është e pakufizuar, nuk i nënshtrohet votimit.

Propozimi që kishte sjellë z.Naço dhe që nuk ishte rënë dakord me të drejtë nga z.Salianji, ishte që kërkesa për hetimet, për të marrë prova, për të thirrur kryeministrin, ministrat, kryetarë bashkishë, apo çdo titullar tjetër që duhet të japë llogari përpara Komisionit Hetimor, sipas tyre t’i nënshtrohej votimit. Dmth t’i nënshtrohej shumicës socialiste.

E merni me mend. Është në kundërshtim me ligjin dhe kuptohet strategjia. Duke kërkuar që kjo të vendosej dhe t’i nënshtrohej votimit ku shumicën e ka PS, afër mëndsh për këdo është e thjeshtë të kuptojë që çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar do të rrëzohej me forcën e kartonëve të atyre të cilët janë nën akuzë.

Për këtë arsye nuk u ra dakord. Duket që për këtë arsye ishte edhe largimi, pjesë e një strategjie obstruksioniste, penguese, siç u deklarua dhe u pa qartë nga publiku edhe në mbledhjen e parë, më pas kalova në pikën tjetër të rendit të ditës që ishte një kërkesë për caktimin e sekretarit, kërkesë e tyre, por mqse ikën edhe kjo pikë nuk u ezaurua.

Baza normative për funksionimin e Komisioneve Hetimore është e plotë. Sepse ka një ligj të komisioneve hetimore shumë të debatuar dhe të qartë për mënyrën se si funksionon Komisioni Hetimor për të drejtat e deputetëve për të marrë prova, veç kësaj ka edhe një rregullore që është rregullorja e Kuvendit.

Komisioni e ka të gjithë bazën normative për të funksionuar në mënyrë normale me forcë të plotë për këtë arsye në datën 27 tetor ora 11.00 është caktuar mbledhja e rradhës e Komisinit Hetimor, mbledhje në të cilën do të ecet para me kërkesat për marrje dokumentash, për plotësim dokumentacioni nga secili deputet edhe nga ata të PS në funksion të planit hetimor paraprak i cili është miratuar.

Ka jë strategji të demaskuar për të penguar veprimtarinë e Komisionit. Instrumementat Komisioni i ka, deputetët i ka, opozita i ka, e për këtë arsye do të vazhdojë detyrën e vetë.

Pyetje: Duke marrë në konsideratë që nuk po gjeni darkodësi për rregulloren, a prisni rezultate konkrete nga ky komision që keni kërkuar?

Enkeledj Alibeaj: E drejtë është ajo që thoni ju. Duket që ka një mosdakordësi, por më e rëndësishme është arsyeja përse nuk ka dakordësi. Unë e sqarova. Kërkojnë që me forcën e kartonit të kufizojnë të drejtën e deputetëve për të kërkuar prova, për të hetuar. në fakt ligji na garanton. Jemi të mbrojtur nga ligji. Ligji na jep të drejtën çdo deputeti të kërkojë prova dhe kjo nuk i nënshtrohet asnjë vote, asnjë votimi.

Ligji për komisionet hetimore, rregullorja e Kuvendit i ka instrumentat dhe ne do t’i ushtrojmë deri në fund.

Kemi qëndrime të ndryshme, por është e pjesës së fundit, e pjesës së miratimit të raportit final.

E drejta e hetimit do të shkojë deri në fund. Do të thirren dëshmitarët, do të merren dokumentat, do të thirren eksprtët, do të administrohen dhe në fund do të vlerësohen e më pas do të shohim konkluzionet nga faktet që do të administrojmë.

Në 2 orë e 38 minuta, secili nga përfaqësuesit e mazhorancës që kërkoi fjalën për repikë, për duplikë, për diskutime në parim që e bëmë, u dha në mënyrë të barabartë, mazhorancës dhe opozitës.

U përpoqa në zbatim ë ligjit dhe të rregullors të jem në zbatim të saj, neutral dhe i paanshëm. Pata deri edhe akuza për neutralitet të tepruar. Do të vazhdoj në këtë mënyrë deri në fund. Në zbatimin e rregullores, ligjit për t’i dhënë të drejtën çdo deputeti të flasë dhe së dyti të kërkojë prova.

Suksesi i Komisionit Hetimor qëndron tek instrumenti i vetëm, kërkimi i provave. Secili ka të drejtën t’i kërkojë. Asnjë votim nuk do t’ia kufizojë.