Bardhi i përgjigjet Ramës: I vetmi kontribut 8-vjeçar është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Ramës. Bardhi shkruan në reagimin e tij se, pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori!

Reagimi i Bardhit

I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve…

Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori!
#vettingnëpolitikë