Dhunohet kryebashkiaku i Ramës në Selenicë

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës në Vlorë. Kryebashkiaku i Selenicës Pëllumb Binaj, 66 vjeç, raportohet se është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Bëhet e ditur se konflikti ka lindur për shkak të linjës së furgonave Selenicë-Vlorë. Sipas burimeve, kryebashkiaku i ka hequr Bonajt licencën e transportit të mësuesve dhe ia ka dhënë një tjetri. Kjo mësohet se ka qenë arsyeja e dhunës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t’i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.

Pas diskutimit të ashpër, në irritim e sipër Pellat Bonaj ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj.