Ballina Politikë Bardhi: Duhet pastrim i politikës, ndëshkim i zyrtarëve të korruptuar!

Bardhi: Duhet pastrim i politikës, ndëshkim i zyrtarëve të korruptuar!

“Sistemi i destabilizuar i drejtësisë, aleati më i mirë për qeverinë e korruptuar”

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Sekretari i Përgithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehu mosdakordësinë për prioritetet e vendosura nga qeveria, e cila anashkalon integrimin për qëllime politike dhe për të mbuluar korrupsionin. “Unë nuk bie dakord që të anashkalohen prioritetet e procesit të integrimit në raport me reformën në drejtësi dhe të konsiderohen prioritet çështje që nuk kanë interes për procesin e integrimit, sicc është zgjatja e mandatit të 14 individëve në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit apo organeve me vetingut. Nuk është prioritet, sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim. Kushtetuta ka dhënë zgjidhje. Nëse do të kthehemi në kohë dua t’u kujtoj kolegëve të maxhorancës se në 2018-ën ishin ata që shkurtuan gjysëm për gjysëm stafin mbështetës të organeve të vetingut.

Në atë kohë opozita ngriti zërin dhe kërkpi që organet e vetingut të ishin të pajisura me staf, financa dhe burime të mjaftueshme njerëzore. Kryeministri tha atëherë “duke parë, duke bërë” dhe kërkesa e organeve të vetingut për staf dhe mbështetje nuk u mor në konsideratë. Numri i këshilltarëve u përgjysmua, duke vështirësuar dhe duke vonuar ecurinë e procesit të integrimit. Nuk ka një aleat me të mirë për një qeverisje të korruptuar sesa një sistem drejtësie i destabilizuar, siç është sistemi aktual i drejtësisë në Shqipëri. Destabiliteti i sistemit të drejtësisë ka sjellë pasoja të rënda për vendin, pasi nga një problematikë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, kemi kaluar në nivelin e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”.

Gazment Bardhi vlerësoi se në situatën kur krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin, pastrimi i politikës dhe ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar duhet të jetë prioritet kryesor. “Gjykoj që puna e të gjithëve ne duhet të perqendrohet tek prioritetet reale, tek pritshëmritë që kanë qytetarët në raport me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha tek ajo që ne presim nga drejtësia e re: lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, due nisur nga zyrtarët e lartë dhe shkëputja e lidhjeve mes politkës dhe krimit”.

 

Exit mobile version