Ballina Politikë Bojkoti i PS, Enkelejd Alibeaj: Synohet pengimi i hetimit të zgjedhjeve

Bojkoti i PS, Enkelejd Alibeaj: Synohet pengimi i hetimit të zgjedhjeve

Deklarata e kryetarit të Komisionit Hetimor për Zgjedhjet, Enkelejd Alibeaj

Siç jeni në dijeni, ditën e parë të mbledhjes së komisionit, pardje ishte mbledhja e parë konstitues, kishim debat lidhur me çështjen e rregullores.

Ishte kërkesa e përfaqësuesve të Partisë Socialiste të cilët kërkuan kohë për tu përgatitur, për tu konsultuar për mbledhjen e sotme me qëllim njohjen e rregullores dhe eventualisht edhe sjelljes së amendamenteve.

Në bazë të ligjit, mbledhjet thirren nga kryetari i komisionit. Duke vazhduar në vazhdën pozitive të mblehdjes së parë, në konsultim me Toni Gogun, që është zv.kryetar i komisionit i kam komunikuar që mbledhja pasardhëse, e sotmja, do të ishte me datën 20 Tetor. Datë e cila u kërkua prej tyre në orën 15:00.

Të gjithë anëtarët u paraqitën në sallën e Byrose se Kuvendit. Ndërkohë qe u gjendem përpara një befasie të pakëndshme. Bojkot total të të gjithë anëtarëve të maxhorancës.

Çështje e habitshme për këdo. Duket fare qarët se nuk kishte asnjë arsye. Madje arsyeja e qartë ishte që, meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe po caktojmë një datë tjetër.

Në fakt ne jemi këtu jo vetëm si detyrim kërkesës që e kemi bërë ne, por mbi të gjitha si detyrim i Kuvendit për tu mbledhur, në një afat tre mujor.

E dini fare mirë që afati i mbledhjes së komisionit është tremujor. Sot është dita e 6-të. Nesër behet e 7-ta.

Duket fare qartë se mungesa e arsyeve, justifikimeve, sepse ata nuk patën fare arsye pse mungonin, duket që është një strategji e pastër, e qartë obstruksionizmi, për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Unë e kuptoj fare mirë, realisht jemi komision maxhorancë-opozitë, por realisht ata që janë nën akuzë jo vetëm prej nesh, por edhe dokumentave ndërkombëtare por edhe ajo që ka parë publiku, është pikërisht kjo pjesë e maxhorancës.

Mazhoranca është e treguar, e akuzuar, e dokumentuar si vjedhëse, hajdute, shkatërruese e procesit zgjedhor të 25 prillit.

Afërmendsh ata do të bëjnë gjithçka për të penguar, vonuar, zvarritur veprimtarinë e Komisionit Hetimit.

Të drejtën e publikut për tu njohur realisht me atë se çfarë ka ndodhur në 25 prill, masakrën e 25 prillit.
Nuk më çudit kjo sjellje.

Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen, pothuajse të parë, duke ditur edhe përgjërimet për “shtrirje dore”, “për dialog”, “për rikthimin e veprimtarisë me forcë të plotë të parlamentit”.

Dhe çudia e madhe ndodh: Bojkot i parlamentit! Bojkot nga maxhoranca.
Dhe kjo është ajo se çfarë unë besoj se tregon fare qartë dhe në mënyrë energjike cila është qasja e Edi Ramës dhe kësaj maxhorance që ka vjedhur zgjedhjet, ka vjedhur mandatet dhe sigurisht po përpiqet që të bëjë gjithçka për të penguar, që në sytë e shqiptarëve të dalë e vërteta ashtu siç është në fakt.

Unë se bashku me kolegët e mi kemi vendosur që të ndjekim të gjitha hapat proceduriale që Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore përcakton.

Do të njoftojmë sigurisht, së pari, kryetaren e Kuvendit, meqë është ajo e cila ka nënshkruar vendimin për të cilën ne mblidhemi.
Do të njoftoj edhe Konferencën e Kryetarëve.

Dhe sigurisht, jam i vendosur që deri në fund, sipas përcaktimeve të Ligjit për Komisionet Hetimore që mungesat pa arsye tre herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre.

Dhe kjo është ajo se çfarë jemi të vendosur për të zbatuar ligjin.
Jemi të vendosur për të zbatuar rregulloren. Mbi të gjitha për të bërë detyrën tonë karshi qytetarëve.
T’ua bëjmë të ditur se çka ndodhur me masakrën e 215 prillit. Kush e ka shkelur ligjin? Kush i ka vjedhur zgjedhjet dhe cilët janë hajdutët e zgjedhjeve?

Sot u demaskuan dhe këtë ne do ta çojmë deri në fund.
Po përfitoj në fakt nga ky moment dhe prezencës tuaj, t’ju njoftoj se mbledhja tjetër e caktuar, njoftimi do t’u shkojë të gjithë anëtarëve të komisionit, mbledhja do të jetë ditën e Premte ora 10.00. është ditë pune ku të gjithë ne të kryejmë detyrimin ndaj Kushtetutës, ligjit, nevojës së qytetarëve për të hedhur dritë e për të bërë transparencë për atë se çfarë ka ndodhur qytetarëve shqiptarë në datë 25 prill.

Exit mobile version