Xhemal Gjunkshi, homazhe për ushtarët britanikë

Këshilltari për Sigurinë i Kryetarit Basha, Xhemal Gjunkshi, homazhe për ushtarët britanikë

Ishte kënaqësi për mua të merrja pjesë sot, në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Z Lulzim Basha, në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë SH.T.Z Alastair King-Smith dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, në nderim të Rreshterit të rezistencës antifashiste në Shqipëri, Peter Twiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, dhe të vendosja kurorën me lule në Varrezat Përkujtimore në Parkun e Tiranës në nderim të ushtarëve Britanikë.