Ballina Politikë PS bojkoton komisionin e hetimit të zgjedhjeve, Bardhi: Nuk pengojnë dot opozitën...

PS bojkoton komisionin e hetimit të zgjedhjeve, Bardhi: Nuk pengojnë dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve

Gazment Bardhi: Nuk pengojnë dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve

Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin.

Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

Exit mobile version