Tabaku: Qeveria bën sikur dialogon me shqiptarët, por nuk ka as durimin dhe as dëshirën të dialogojë me rininë

Nga Jorida TABAKU

Mbas mbi pothuajse 18 muaj mësimi jashtë auditoreve, studentët e nisën dje vitin e ri akademik në rradhë të gjata!

Pashë dje rradhë të gjata studentësh në kërkim të dijes, studentë në protestëndhe jo auditor, studentë përballë murit policor dhe jo pedagogëve. Një amulli totale!

Megjithëse globi nuk e ka të re situatën e pandemisë, sërishmi qeveria jonë kapet e papërgatitur për t’u përballur me vitin e ri akademik.

Situata në lidhje me studentët dhe vaksinimin ka qenë shumë e qartë që në muajt e verës. Përpjekjet e qeverisë për t’u sjellur si e paditur nuk kanë ndihmuar dhe as po e ndihmojnë situatën.

Përplasja mes studentëve dhe ministrisë për çështje që edhe mund të trajtoheshin më herët dhe mund të manaxhohen më mirë tregon paaftësi të ministrisë për të manaxhuar këto situata.

Shumë e trishtë që qeveria bën sikur dialogon me shqiptarët ndërkohë që nuk ka as durimin dhe as dëshirën të dialogojë me rininë tonë.

Shumë dije ka humbur gjatë dy viteve të fundit, të mos nxisim rininë të largohet veç prej arrogamcës e keqmanaxhimit!

#arsimi #shqiperia #tirana #pedagogjia #rinia #emigrimi #protesta #fakulteti #mesimionline #qeveria #opozita #partiademokratike