Mziu: U faktua masakra zgjedhore në Dibër

Nga Xhelal MZIU

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, mijëra informacione, fakte, dokumente që provojnë se si regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e zgjedhjeve. Kjo masakër kundër vullnetit të lirë u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa një copëz e vogël e asaj që ka ndodhur në 25 prill, u zbardh edhe nga SPAK, i cili gjeti fajtor Denis Xholin, përgjegjës i zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, dhe Albjon Çejku për korrupsion në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore.

Të gjithë i mbajnë mend makinat që shpërndanin paratë, që ky pushtet u kishte vjedhur qytetarëve përgjatë 8 viteve të fundit, për të blerë varfërinë e prodhuar nga keqqeverisja e Ramës. Ndaj, ne inkurajojmë drejtësinë të mos ndalet te ekzekutorët, por të marrë në bangën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal, që me vullnet politik, pengoi ndryshimin që qytetarët kërkonin dhe e kërkojnë edhe sot. Partia Demokratike nuk do të ndalet deri në zbardhjen përfundimtare të masakrës zgjdhore, deri në kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

dd