Liga e Kampionëve/ Atletico Madrid – Liverpool, ndeshja kryesore e javës

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me tetë ndeshje të javës së tretë dhe do të pasohet nga tetë ndeshje të tjera të mërkurën.

Do të ketë shumë takime interesante si gjithmonë, por vëmendja kryesore do të jetë në Wanda Metropolitano, kur Atletico Madridi e pret Liverpoolin.

Liverpooli është lider i Grupit B me gjashtë pikë nga dy ndeshje, i ndjekur nga Atletico me katër pikë.

Milani do të përballet me Porton në Portugali në një ndeshje jetike, pasi i humbi dy ndeshjet e para në këtë grup.

Në ndeshjet e tjera, Interi e pret befasinë e garës, Sherrif Tiraspolin, i cili është lider i grupit me gjashtë pikë, pasi e mundi edhe Real Madridin.

Kampionit italian i duhet fitorja patjetër për të pasur shpresa për të mbetur në Ligën e Kampionëve. Real Madridi përballet me Shakhtar Donetsk në ndeshjen tjetër të këtij grupi.

Këto janë të gjitha tetë ndeshjet e sotme të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve:

Screenshot 1 99